1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan - “Rritja e akcizës me 30% redukton duhanpirjen”
1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike. Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar global.
Ndër shkaqet kryesore të niveleve të larta të konsumit të duhanit në Shqipëri janë çmimet relativisht të ulëta të cigareve, pjesërisht për shkak të akcizës së ulët për produktet e duhanit. Sipas një studimi të bërë nga DSA, rritja e nivelit të akcizës me të paktën 30% , do të ulte ndjeshëm konsumin e duhanit.
Drini Imami, Ekonomist, Përfaqësues i DSA:
“Ajo që kemi dokumentuar qartë është që një rritje e madhe e akcizës, kontribuuon në uljen e konsumit të duhanit, sidomos tek të rinjtë që janë shumë më të ndjeshëm ndaj çmimeve. Rekomandojmë politikbërjes që të rrisë akcizën diku deri në 30 %. Rritja e inflacionit e ka bërë duhanin më të lirë në terma relativë, sepse akciza nuk indeksohet.”
Nivelet e akcizës së duhanit konsiderohen ndër më të ulëtat në rajon dhe ndjeshëm më e ulët në krahasim me kërkesat minimale të BE-së. Studimi tregon se çmimi ka një ndikim të madh në gjasat për të filluar duhanin si dhe në vendimin për të lënë duhanin.
Një rritje prej 10 për qind e çmimit ul mundësinë e fillimit të pirjes së duhanit në Shqipëri me më shumë se 5 për qind. Sa i takon konsumit të duhanit tek varfëria, studimet tregojnë se në Shqipëri janë rreth 13 mijë familje me 60 mijë anëtarë që kanë kaluar nën kufirin e varfërisë.
Sondazh

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga anëtarësimi, te Tarifa Teknike miratohet vendimi për 2025-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat që do të aplikojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike për vitin 2025 për Tregun e Ditës në Avancë dhe......

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e qëndrueshme, por për disa grupe ishte ende e lartë
Përgjatë vitit 2024, konkretisht nga muaji Shkurt dhe në vazhdim, inflacioni është paraqitur nën normën 3%. Parametrat sa i përket normës mesatare kanë qenë......

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri i energjisë bën thirrje për vendosjen e “tavanit” 60 euro/MWh
Bashkimi Evropian duhet të zgjasë kufirin e urgjencës për çmimet e gazit dhe të vendosë një tavan prej 60 eurosh për megavat orë për të parandaluar luhatjet......

Sa i kanë digjitalizuar bankat shërbimet e kredisë? - Sistemi scoring do të rriste më tepër kreditimin për individët dhe bizneset
Shërbimet e kredisë në banka dhe institucionet financiare jobanka, rezultojnë pjesërisht të digjitalizuara. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Këshilli i......

Nis shtrenjtimi i cigareve - Rritet akciza me 250 lekë/kg, qeveria parashikon skemë të re taksimi
Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti. Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë......

Sa këmbehen sot valutat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Rriten lehtë yield-et e bonove 12-mujore/ Viti 2024 mbyllet me një normë mesatare 2.76%
Bonot e Thesarit, si një nga instrumentet kryesore të borxhit të brendshëm të qeverisë, e mbyllën vitin 2024 me një rritje të lehtë të yield-it mesatar.......

Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë!
Justin Trudeau dha dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë të hënën në mes të një krize në qeverinë e tij dhe vlerësimeve të ulëta të sondazheve. Ai gjithashtu......