Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2025, 13:44

1 mld lekë për sistemin e integruar të çështjeve gjyqësore - KLGJ hap tenderin, synohet efikasitet dhe mbrojtje e të dhënave

Nga Ernilda Luzi

1 mld lekë për sistemin e integruar të çështjeve

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur hapjen e tenderit për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve gjyqësore (ICMIS). Fondi limit i përllogaritur është 1 miliard e 25 milionë e nëntëqind e pesë mijë lekë.

KLGJ synon të zbatojë një sistem të ri të menaxhimit të çështjeve gjyqësore që do të ofrojë automatizim më të lartë dhe do të mbështesë rrjedhën e punës brenda gjykatave duke synuar rritjen e efikasitetit, aksesit në drejtësi, afateve kohore, transparencës, raportimit statistikor dhe llogaridhënies.

CMlS-i i ri do të jetë një sistem i menaxhimit të të dhënave dhe dokumenteve i bazuar në ëeb për të gjitha gjykatat në Shqiperi. Një instalim i vetëm i centralizuar do të lejojë të thjeshtojë vendosjen e versioneve të reja të softuerit, si dhe të gjitha aktivitetet e mirëmbajtjes dhe rezervimit. Gjithashtu, do të ndihmojë në shmangien e përpjekjeve aktuale për të siguruar konsistencën midis të dhënave të shpëmdara.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, me investimin e duhur në siguri do të jetë më e lehtë për një sistem të centralizuar që të mbrojë në mënyrë adekuate të dhënat nga kërcënimet ndaj konfidencialitetit, integritetit, disponueshmerisë dhe privatësisë së tyre.

Ndërkohë, sistemi ARKIT i përdorur në dy gjykata të Shqipërisë është në përdorim prej 20 vitesh dhe teknologjikisht i vjetëruar. Aktualisht, janë të pranishme ndërprerje të shpeshta me orë apo edhe ditë për shkak të anomalive të pësuara nga serveret fizike të vendosur në gjykata.

Referuar dokumentit, një sistem i centralizuar minimizon periudhat e tilla të ndërprerjes dhe humbjet e të dhënave, ose korrupsionin e të dhënave në rast përplasjesh. KLGJ në bashkëpunim me partnerët kërkon të ngrejë një sistem të ri, modern dhe funksional të menaxhimit të çështjeve, i cili do të kapërcejë pengesat e sistemeve ekzistuese dhe do jetë një hap i madh drejt transformimit digjital në shërbimet e sektorit të drejtësisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat