1 mijë biznese, në fokus të digjitalizimit - Shqipëria ngre qendrën kombëtare të inovacionit digjital

Shqipëria synon të përshpejtojë transformimin digjital të biznesit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar disa ndryshime në Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021–2027, ku parashikohet një masë e re për digjitalizimin industrial dhe aksesin në inteligjencën artificiale.
Në fokus është krijimi dhe fuqizimi i Qendrës Evropiane të Inovacionit Digjital, e cila do të funksionojë si një pikë kombëtare mbështetëse për bizneset, startup-et dhe institucionet publike.
Qendra do të ofrojë shërbime për testimin e teknologjive para investimit, trajnime, këshillim teknik dhe mbështetje për integrimin e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në proceset e biznesit.
Sipas dokumentit, objektivi është që mbi 1 mijë subjekte të përfitojnë nga shërbimet e digjitalizimit, ndërsa rreth 2 mijë profesionistë të trajnohen për aftësi të avancuara teknologjike.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është lidhja e Shqipërisë me infrastrukturën evropiane të inteligjencës artificiale përmes programit EuroHPC. Kjo do t’u mundësojë ndërmarrjeve vendase akses në kapacitete të avancuara kompjuterike dhe platforma cloud, pa pasur nevojë për investime të mëdha private.
Masa parashikon gjithashtu forcimin e sigurisë kibernetike të sistemeve industriale dhe integrimin e bizneseve shqiptare në rrjetet evropiane të inovacionit.
Sipas strategjisë, qëllimi final është rritja e konkurrueshmërisë së industrisë shqiptare dhe përfshirja më e madhe e saj në zinxhirët e vlerës të Bashkimit Evropian.
Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? - Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet dhe detyrimet
Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe......
BE synon të parandalojë zjarret - Nis nga zbatimi strategjia e re me fonde dhe mjete konkrete
Më shumë se 434,976 hektarë janë djegur në të gjithë BE, sipas të dhënave të 30 korrikut nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS). Në......
Fluturime elektrike në Evropë? - Pritet të bëhen realitet në më pak se 4 vite për distanca të shkurtra
Udhëtarët evropianë mund të bëjnë fluturime elektrike në disa nga rrugët më të njohura të kontinentit deri në fillim të viteve 2030, falë përparimeve të......
“49 mln njerëz, pasiguri akute ushqimore” - Programi Botëror i Ushqimit parashikon efektet e El Niño
Një ngjarje e fuqishme meteorologjike si El Niño mund të shtyjë rreth 49 milionë njerëz të tjerë në pasiguri akute ushqimore në disa nga rajonet më të......
Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të zbatohet për nxënësit e arsimit bazë dhe, për herë të parë, edhe për nxënësit e......
Hungarezët kufizojnë përdorimin e energjisë - Ujërat e Danubit në nivele rekord të ulëta shkaktojnë krizë energjetike
Kompanitë dhe familjet hungareze kanë ulur konsumin e energjisë këtë javë në një mënyrë të paprecedentë, pas një apeli të qeverisë për të lehtësuar presionin......
Rrjeti elektrik në Astir e Kombinat, drejt modernizimit - OSSH hap garën për dy linja të reja 20 kV, për të lehtësuar ngarkesën në rrjet
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kilovolt, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji......
5 vatra aktive zjarri në Shqipëri - Zjarret në Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit
Përmirësohet situata nga zjarret në disa nga zonat më problematike të vendit. Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për......

