Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2024, 10:28

AKEP, me Kryetar të ri të Këshillit Drejtues - Këshilli i Ministrave hap aplikimet. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushen?

Nga Ernilda Luzi

AKEP, me Kryetar të ri të Këshillit Drejtues - Këshilli i

Në përfundim të mandatit të kreut të Këshillit Drejtues të Aujtoritetit tw Komunikimeve Elektronike (AKEP), Tomi Frashëri, Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për aplikime të kandidatëve që përmbushin kriteret për këtë vend vakant.

Kandidati duhet të jetë specialist me arsim të lartë dhe të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune në sektorët e komunikimeve elektronike.

Të mos jetë bashkëshorti ose i afërm, deri në shkallë të dytë, i anëtarëve të Këshillit të Ministrave; të mos jetë i dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë; të mos jetë debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, kërkesa për aplikim; kopje e letërnjoftimit; cv; dokumente të diplomimit (të noterizuara) si dhe dokumente të përvojës në fushat e kërkuara.

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 22 nëntor 2024, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat