Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2025, 12:22

Sulm kibernetik Bashkisë Tiranë- “Homeland Justice” thotë se ka arritur të marrë të dhëna dhe të fshijë serverët

Nga Scan TV

Sulm kibernetik Bashkisë Tiranë- “Homeland Justice”

Hakerat iranianë kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Organizata “Homeland Justice” thotë në një postim në Telegram se aktualisht faqja është jashtë funksionit. “Homeland Justice” shkruan në Telegram se “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”


Më tej në postim shkruhet: “Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëbonit terroristët e MEK-ut nga toka shqiptare. Por ju i njohët ata si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si dokumente identiteti dhe pasaporta të falsifikuara. Situata aktuale është shkaktuar nga drejtuesit e qeverisë shqiptare. Përshëndetuni me ndërprerjen e shërbimeve të qytetit dhe trafikut. Marrëveshja jonë me ju do të vazhdojë”, shkruajnë në Telegram.


“Homeland Justice” pretendon se me këtë sulm kibernetik janë ndërprerë shërbimet e “qytetit dhe të trafikut”, ndërkohë që paralajmërojnë edhe veprime të tjera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat