Rajoni Postuar më 20 Tetor 2025, 09:59

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Partia në pushtet VMRO-DPMNE shpall fitore bindëse pas raundit të parë

Nga Kristi Ceta

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Partia në pushtet

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.

VMRO-DPMNE do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në raundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj është në avantazh.

Nga 75.37 përqind e votave të përpunuara deri më tani, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së kryesojnë në gjithsej 54 komuna, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5 komuna.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh i kënaqur me rezultatin, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) pësoi një tjetër humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, atyre parlamentare dhe presidenciale. Megjithatë, LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa do të kalojë në raundin e dytë për rreth njëzet komuna të tjera.

Në bllokun politik shqiptar, koalicioni VLEN fitoi bindshëm në komunën kyç Çair dhe në Tetovë. Në raundin e parë, grupi triumfoi edhe në katër komuna të tjera. Ndërsa Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, afër nivelit të zgjedhjeve të mëparshme, kur arriti 51,44 për qind. Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga 576 lista. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor.

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat