Turi rajonal, Kaja Kallas vizitë në Ballkan - Përfaqësuesja e BE-së takon liderët e partive në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e vizitës rajonale, ajo do të zhvillojë takime me liderë partish politike dhe organizata të shoqërisë civile në Kosovë.
Ndërkohë, është bërë e ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të jetë e pranishme gjatë turit të Kallas, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Zvicër. Javën e kaluar, Osmani pati një takim në Tiranë me përfaqësuesen e BE-së, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Vizita e Kaja Kallas konsiderohet si një hap i rëndësishëm për thellimin e dialogut midis BE-së dhe Kosovës, me fokus në mbështetjen për sundimin e ligjit, dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal në rrugën drejt integrimit evropian.
Sipas bllokut, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.
Gjatë vizitës në Beograd, kryediplomatja është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku biseduan për çështje kyç gjeopolitike, dukë përfshirë situatën e sigurisë në rajon, rrugën evropiane të Serbisë dhe dialogun me Kosovën.
Vuçiç ka theksuar se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së, si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, dhe se mbrojtja e serbëve në Kosovë është prioriteti ynë absolut”. Sipas tij, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm obligim për të cilin kanë rënë dakord, por edhe një parakusht për përparim të mëtejshëm në dialog.
Sondazh

FMN i kërkon SHBA-së të frenojë deficitin fiskal - Politikat e Trump shtojnë pasigurinë në tregjet financiare
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar SHBA-së të frenojë deficitin fiskal dhe të përballet me borxhin në rritje. Planet e Trump për uljen e taksave dhe......

Trump avancon projektligjin e taksave - Masa pritet të rrisë borxhin e SHBA-së me 3.8 trilionë USD
Projektligji i Donald Trump për taksat dhe shpenzimet kaloi një pengesë të rëndësishme në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht përçarjeve mes republikanëve.......

“Kapitulli i BE për taksat, i vështirë për Shqipërinë” - Deliu: Arsimi, shkencat dhe kultura nuk e kanë shumë të rëndë legjislacionin
Me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 3 mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”, Shqipëria nis punën për harmonizimin e legjislacionit të......

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i......

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve
Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre......

Lufta ndaj lajmeve të rreme në Shqipëri - Prezantimi i gjetjeve nga AMA dhe Faktoje: Portalet abuzojnë
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të......

Dekarbonizimi i sektorit të energjisë - Komuniteti i Energjisë: Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit, i përmbushur në masën 66%
Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit të nevojshëm për dekarbonizimin e sektorit të energjisë nga Shqipëria është përmbushur në masën 66%. Raporti i fundit i......

Marrëveshja për parqet eko-industriale/ Suarez: Vizion afatgjatë për industri më konkurruese dhe efikase!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan sot......