Transportuesit paralajmërojnë bllokada kufitare - Shoqatat e Ballkanit Perëndimor kërkojnë pezullimin e rregullit Shengen 90/180

Transportuesit ndërkombëtarë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi kanë paralajmëruar protesta të ashpra dhe bllokim të pikave kufitare, pasi, sipas tyre, Komisioni Evropian nuk ka ofruar një zgjidhje konkrete për problemin e kufizimit të qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen.
Shoqatat e transportuesve njoftojnë se më 11 gusht do të zhvillojnë një takim urgjent rajonal në Maqedoninë e Veriut, ku do të shqyrtohen hapat e ardhshëm, përfshirë organizimin e protestave masive dhe bllokimin e qarkullimit të mallrave në vendkalimet kryesore kufitare të Ballkanit Perëndimor.
Në qendër të mosmarrëveshjes është zbatimi rigoroz i rregullit të Shengenit “90/180 ditë”, i cili kufizon qëndrimin e shtetasve të vendeve jashtë Bashkimit Evropian në zonën Shengen në maksimum 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Transportuesit argumentojnë se ky rregull, i hartuar për turistët dhe jo për shoferët profesionistë, po pengon seriozisht funksionimin e transportit ndërkombëtar.
Sipas tyre, edhe pse në prill ishte arritur një marrëveshje e përkohshme për rifillimin e numërimit të ditëve të qëndrimit, autoritetet kufitare në disa shtete të BE-së nuk po e zbatojnë atë. Si pasojë, shumë shoferë po ndalohen në kufi dhe po u refuzohet hyrja në vende si Kroacia, Hungaria dhe Rumania, ndërsa kompanitë transportuese po përballen me humbje të mëdha financiare.
Shoqatat kanë kërkuar një takim urgjent me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Beograd, ose Bruksel. Por, përgjigjja e Brukselit ka qenë që bisedimet të zhvillohen online në fund të javës së ardhshme, pasi zyrtarët përgjegjës të Drejtorisë për Mobilitet dhe Transport ndodhen me pushime.
Transportuesit e konsiderojnë këtë qasje të papranueshme, duke theksuar se sektori po përballet me një krizë serioze që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ata rikujtojnë se në janar organizuan një bllokadë katërditore të terminaleve të mallrave si paralajmërim, por pa arritur një zgjidhje afatgjatë. Nëse në takimin e 11 gushtit merret vendim për radikalizimin e protestave, bllokadat pritet të shtrihen në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke rrezikuar ndërprerjen e qarkullimit të mallrave mes Bashkimit Evropian dhe Evropës Juglindore gjatë kulmit të sezonit veror.
Krizë energjetike edhe në Rumani - Qeveria miraton planin për të frenuar konsumin industrial
Qeveria e Rumanisë miratoi një plan për të adresuar mungesat e energjisë elektrike në situata të tilla si tërmetet, luftërat, pandemitë dhe thatësira, me një......
Kina shton rezervat e arit - Rriten me ritmin më të madh që nga tetori i vitit 2023
Banka qendrore e Kinës rriti blerjet e arit për muajin e pestë radhazi në korrik, duke shtuar më shumë lingota në rezervat e saj që nga tetori i vitit 2023,......
ISHP mat faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike - Parandalimi, më pak kosto për shëndetësinë dhe ekonominë
Shqipëria do të zhvillojë një studim të ri kombëtar, për të matur faktorët kryesorë të riskut që lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Përmes......
Si kanë ndryshuar të ardhurat e bashkive në 10 vite? - Taksat që zënë peshën kryesore në buxhetet vendore
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre përgjatë një dekade. Gjatë periudhës dhjetëvjeçare 2015–2025, performanca fiskale e njësive të......
Klasterat industrialë, modeli i ri për tërheqjen e investimeve - Strategjia synon integrimin e bizneseve vendase në zinxhirët globalë të furnizimit
Qeveria ka miratuar një tjetër masë në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021–2027, e cila synon krijimin e një programi......
441 mln lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH shpall fituesit për tre rajone, ofertat 7% më të ulta se fondi limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit për 3 procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore rrugore në vend, për 4 vitet......
Gaza, baza e parë ushtarake me marokenë - Nis zbatimi i planit të Bordit të Paqes të Trump
Bordi i Paqes ka dhënë kontratën e parë për ndërtimin e një baze ushtarake në Rripin e Gazës, e cila synon të strehojë një forcë prej rreth 150 ushtarësh......
Në kryeqytet apo bregdet? - Studimi tregon zonat më të sigurta për të ardhura nga qiraja në Shqipëri
Investimi në pasuri të paluajtshme nuk ka gjithmonë si objektiv fitimin më të lartë. Për shumë blerës, veçanërisht ata që blejnë apartamentin e parë për ta......

