Serbia, 1.9 miliardë euro hua për 12 avionët francezë Rafale
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.
Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze.
Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një.
“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.
Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.
Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro.
Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.
Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.
Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024. Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak. REL

AAPSK dhuron një automjet për shërbime sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Bulqizë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë......

Turistët kinezë “zbarkojnë” drejt Evropës - Rritet numri i vizitorëve aziatikë, por “tkurren” shpenzimet
Qytetarët amerikanë, të ndjeshëm ndaj kostove, mund të jenë duke reduktuar pushimet e tyre evropiane këtë verë, por një grup tjetër po e zë vendin e lirë:......

“Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal. Të zbulohen e ndëshkohen autorët” - Ministri Hoxha, me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin......

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon përkthimet “live” dhe teknologjinë e “qelqit të lëngshëm”
Apple njoftoi disa veçori të inteligjencës artificiale, duke përfshirë teknologjinë themelore që përdor për Apple Intelligence, në një përditësim të......

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! - 154 mln euro nga paga në 3 muaj. Në një vit u rritën me 12%
Nga puna jashtë vendit, emigrantët shqiptarët kanë përfituar 154.7 milionë euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e......

Eksportet e Kinës ngadalësohen në maj - Dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën me 34.5%, thellohet deflacioni
Rritja e eksporteve të Kinës u ngadalësua në nivelin më të ulët tremujor në muajin maj, ndërsa tarifat e SHBA-së goditën dërgesat. Deflacioni në çmimet e......

Eurobondi rriti me 5.3% borxhin e jashtëm bruto - BSH: Shumica e detyrimeve janë afatgjata. Nuk ndryshon raporti me PBB
Aktualisht, Shqipëria ka 10,677 miliardë euro borxh të jashtëm. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto u......

“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto......