Sarajeva, qyteti më i ndotur në botë - Autoritetet marrin masa për të pastruar ajrin

Autoritetet e Sarajevës kanë lëshuar një paralajmërim për cilësinë e ajrit dhe kanë vendosur ndalime për disa makina dhe kamionë, pasi qyteti u rendit si më i ndoturi në botë për dy mbrëmje radhazi nga kompania zvicerane e monitorimit të ajrit IQAir.
Qeveria e kantonit të Sarajevës reagoi pasi cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjës arriti nivele të rrezikshme, pas disa ditësh mjegulle dhe smogu që mbuluan qytetin me rreth 350 mijë banorë.
Autoritetet ndaluan qarkullimin e kamionëve mbi 3.5 tonë dhe të automjeteve që nuk përmbushin standardet e Bashkimit Evropian, si dhe pezulluan punimet ndërtimore në zona të hapura. Po ashtu, u ndaluan edhe tubimet publike në ambiente të jashtme.
Sipas ekspertëve, burimet kryesore të ndotjes janë rreth 40 mijë banesa që përdorin kryesisht dru dhe qymyr për ngrohje gjatë dimrit, si dhe trafiku rrugor. Qyteti, i vendosur në një luginë të rrethuar nga male dhe kodra, vuan prej kohësh nga fenomeni i njohur si inversioni i temperaturës, që mban ajrin e ftohtë dhe ndotësit pranë tokës. E përzier me mjegullën, kjo ndotje mund të qëndrojë për ditë të tëra.
Bosnja renditet ndër vendet me nivelet më të larta të ndotjes nga grimcat e imta PM2.5 në Evropë. Sipas Bankës Botërore, rreth 50% e kësaj ndotjeje vjen nga djegia e lëndëve të ngurta për ngrohje, ndërsa rreth 20% nga sektori i transportit. Banka vlerëson se ndotja e ajrit me PM2.5 shkakton rreth 3,300 vdekje të parakohshme çdo vit dhe humbjen e mbi 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Bosnjë.
Britani, shpenzimet për festa “fluturojnë” - Çmimet e produkteve ushqimore janë deri në 70% më të shtrenjta
Qytetarët britanikë po paguajnë deri në 70% më shumë për ëmbëlsirat prej çokollate këtë Krishtlindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimi i gjelit të......
Kosova “përmbytet” nga mallrat kineze - Shpenzimet për produktet nga Kina kanë tejkaluar 840 milionë euro në 2025
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina, që nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake e deri te produktet......
Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi......
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......





