Sanksionet amerikane “godasin” Serbinë - Mbaron afati i marrëveshjes për kompaninë e naftës NIS, në pronësi ruse
Kompania serbe e naftës NIS (Naftna Industrija Srbije), e cila është në pronësi të pjesshme të Rusisë, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë një tjetër përjashtim nga sanksionet amerikane, duke vënë në rrezik furnizimin me karburant për importuesin më të madh të naftës në vend.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj NIS në janar, si pjesë e një fushate më të gjerë për të izoluar asetet energjetike ruse në Evropë. Deri më tani, një sërë përjashtimesh kishin shtyrë zbatimin e këtyre masave, por kompania njoftoi se nuk do të ketë më zgjatje të tyre.
“Licensa e veçantë nga Departamenti Amerikan i Thesarit, që mundësonte funksionimin normal të kompanisë, nuk është zgjatur,” thuhej në deklaratë.
Gazprom Neft, një kompani ruse, zotëron 44.9% të aksioneve të NIS, ndërsa një njësi investimi e Gazprom ka 11.3% të tjera. Qeveria serbe ka 29.9% të aksioneve.
Ndërmarrja, që furnizon rreth 350 pika karburanti në të gjithë Serbinë, u përpoq të qetësonte konsumatorët, duke deklaruar se kishte siguruar sasi të mjaftueshme nafte për të vazhduar punën e rafinerisë së saj në Pançevë, afër Beogradit. Kapaciteti vjetor i kësaj rafinerie është 4.8 milionë tonë metrikë.
NIS theksoi gjithashtu se qytetarët mund të përdorin valutën vendase, dinarin, në rast se ndalohen pagesat me kartat ndërkombëtare të kreditit. Kompania u shpreh gjithashtu se do të respektojë të gjitha marrëveshjet kontraktuale me partnerët e saj të biznesit. Sipas burimeve të Reuters, NIS përmbush rreth 80% të kërkesës serbe për naftë dhe benzinë, si dhe 90% ose më shumë të karburantit për avionë.
Serbia importon naftën e papërpunuar nëpërmjet tubacionit JANAF nga Kroacia. Një ditë më parë, JANAF bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin zgjatur licensën për transportimin e naftës drejt Serbisë deri më 15 tetor. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse NIS do të lejohet të pranojë më shumë furnizime pas kësaj date.

Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili i hap rrugë......

1 muaj nga zgjedhjet në 6 bashki - Diaspora nuk voton. 992 mijë votues, nis procedura për hartimin e listave
Një muaj nga sot, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar......

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......

Qeveria, 1.2 mld lekë për kompensimin e pronarëve - 435 qytetarë fitojnë të drejtën e blerjes së truallit
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e......

Parlamenti gjerman rrëzon ligjin për nënshtetësi të shpejtë - Propozimi u përkrah nga qeveria dhe partia më e madhe opozitare
Bundestagu votoi për të hequr një ligj që lejonte përfitimin e nënshtetësisë gjermane përmes një procedure të përshpejtuar, një masë e miratuar nga qeveria e......

"Kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse kibernetike mes vendeve të NATO-s" - Rama: Ndër të parët që kombinuam sigurinë me inteligjencën artificiale
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të Natos-s që po zhvillohet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “Duhet të kemi......

Kosovë, 198 biznese përfitojnë nga skema e granteve - Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 9 milionë euro me KIESA
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 8.9 milionë euro me 198 ndërmarrje përfituese nga......