Rajoni Postuar më 24 Shtator 2025, 09:35

Rritet deficiti tregtar në Kosovë/ Me 7,7%, ose 536,8 milionë euro në muajin gusht

Nga Dorian Koça

Rritet deficiti tregtar në Kosovë/ Me 7,7%, ose 536,8 milionë

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 7,7% në muajin gusht 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 536,8 milionë euro. Eksportet mbulojnë importet me 12,4%.

Eksportet i mallrave në muajin gusht kishte vlerën 76,2 milionë euro, ose 8,7% më pak në bazë vjetore. Ndërsa, importet 613,1 milionë euro, me një rritje prej 5,3%.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 18% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,8% produktet minerale; 13,8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,5% e përbëjnë produktet minerale; 13,1% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% mjetet e transportit; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 23,4 milionë euro, ose rreth 30,7% e totalit, me një rënie prej 2,6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,4%), Holanda (2,4%), Italia (2,1), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 261,7 milionë euro, ose 42,7% e totalit, me një rritje prej 7,7%. Importet më të shumta ishin nga Gjermania (14%), Italia (4,2%), Polonia (3,9%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 38,2 milionë euro, ose 50,1% të totalit, me një rënie prej (-12,6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (22,4%), Maqedonia e Veriut (13%), Serbia (7,7%), Mali i Zi (5,2%),

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 77,9 milionë euro, ose 12,7% të totalit, me një rritje prej 4,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,1%), Shqipëria (3,6%), Serbia (3,0%).

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat