Rajoni Postuar më 26 Shkurt 2025, 12:23

RMV, ligj për çmime më të ulëta për konsumatorët - Kufizohet marzhi i fitimit të kompanive për 102 grupe produktesh

Nga Lidion Kulla

RMV, ligj për çmime më të ulëta për

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Mbrojtjen e Kosumatorit, që synojnë të kufizojnë marzhin e fitimit të kompanive për 102 grupe produktesh, që konsumohen më shumë.

Gjithashtu, kompanitë do të detyrohen të publikojnë çmimet e produkteve, në faqet e tyre të internetit.

Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore deklaroi për TV Scan se këto ndryshime synojnë të sjellin çmime më të ulëta për konsumatorët.

Një skemë e tillë është aplikuar edhe në Holandë, Izrael dhe Kroaci dhe ka rezultuar e suksesshme.

Sipas ekspertes së ekonomisë, Romina Radonshiqi, kjo skemë mund të gjejë zbatim edhe në Shqipëri, por duhet të autoritetet ta mbajnë tregun nën vëzhgim, për të mos lejuar abuzime.

Ligj në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet për kompanitë e mëdha, ndërsa tregtarët e vegjël janë të përjashtuar nga ky detyrim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat