Rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup - Kishte ndërprerë punën që në vitin 2013

Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës.
Rinisja e transportit të nënprodukteve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit.
Ndërtimi i naftësjellësit ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 1999 me kompaninë greke “Hellenic Petroleum” për blerjen e rafinerisë së vetme të naftës në shtet, OKTA.
Tani ky sistem tubacionesh do të quhet produktsjellës, pasi nga Selaniku në Shkup do të transportojë vetëm produkte të përpunuara të naftës, ndërsa përmes naftësjellësit zakonisht transportohet naftë e papërpunuar nga portet ose fushat naftëmbajtëse drejtpërdrejt në rafineri, ku më pas përpunohet.
Tubacionet e naftësjellësit Selanik-Shkup janë të gjatë rreth 213 kilometra, me kapacitet për të transportuar 2.5 milionë ton karburant në vit, nga terminalet e “Hellenic Petroleum” deri te rafineria OKTA në Shkup, ku karburanti do të depozitohet.
Sipas marrëveshjes mes dy qeverive, transporti i karburatit do të kushtojë 20 euro për ton. Nëse naftësjellësi punon me kapacitet të plotë prej 2.5 milionë ton në vit, vlera totale e shërbimit do të arrinte rreth 50 milionë euro në vit.
Të ardhurat do të ndahen mes qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila përmes ndërmarrjes shtetërore “Naftovod” ka 20% të aksioneve në kompaninë e përbashkët “Vardaks”, ku aksioneri më i madh është “Hellenic Petroleum” me 80% të aksioneve.
Ndërtimi i naftësjellësit u përfundua në vitin 2002, por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, në OKTA u ndal plotësisht përpunimi i naftës.
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria dhe Egjipti forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun institucional
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, drejtoi punimet e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Shkencor dhe Teknik......
Rama: Vendimi i Kushtetueses eliminoi një precedent të rrezikshëm
Duke folur për zhvillimet e javës që sapo u mbyll, Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë......
Më shumë para’ nga emigrantët, më pak ndikim në xhepa/ Paradoksi i remitancave: Prekin rekord, por kanë euron kundër
Viti 2025, të paktën për periudhën Janar-Shtator ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtimin e remitancave, ku dërgesat totale të emigrantëve në 816.45 milionë......
106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të plotë në databaza për hetimin e pasurive të pajustifikuara
Disa nga masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave janë plotësuar tërësisht, ndërsa të tjera janë në proces deri në vitin 2027. Konkretisht, në......
Greqi, tregu i pronave tejkalon rekordin e 2008-ës/ Çmimet e pasurive të paluajtshme, 86% më të larta se në 2017
Tregu i pasurive të paluajtshme ka arritur një nivel që e tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2008, duke konfirmuar rikuperimin e plotë të çmimeve pas......
Shqiptarët, në krye për qëndrime mbi 3 muaj jashtë/ RCC: Arsyeja, punësimi sezonal dhe ekonomia. Sa duan të largohen përfundimisht?
Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të njerëzve që qëndrojnë jashtë vendit për periudha të gjata, megjithëse pati një rënie në vitin 2024. Sipas një......
Cilat janë reformat ekonomike në 3 vitet e ardhshëm?/ 5 shtyllat kryesore ku do të ndërhyhet. Nga bizneset, tek transformimi digjital
Qeveria do të vijojë thellimin e reformave të nisura në kuadër të Planit të Rritjes edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Në programin e reformave ekonomike......
“Ngadalësohen” automjetet elektrike/ Shitjet globale, me rritjen më të vogël që nga shkurti 2024
Shitjet globale të automjeteve elektrike u rritën në nëntor me ritmin më të ngadaltë që nga shkurti i vitit 2024. Kina arriti një nivel të qëndrueshëm,......





