Revoltë në Serbi, fermerët kundër importeve, duan mbrojtje shtetërore nga produktet e huaja

Protesta mbi mbrojtjen e prodhimeve vendase në Serbi ka bashkuar mijëra fermerë, të cilët kërkojnë rritjen e subvencioneve dhe mbrojtjen shtetërore nga produktet e lira të importit si qumështi dhe mishi i derrit.
Demostratat filluan në jugperëndim të Serbisë pothuajse dy javë më parë dhe janë përhapur në të gjithë vendin, me 42 qytete pjesëmarrëse.
Në Bogatiç- një qytet i vogël bujqësor, traktorë të dekoruar me flamuj kombëtarë, bllokuan rrugët si rrjedhojë e kauzës së ngritur. Fermerët thanë se nisma do të mbetej në fuqi derisa të plotësoheshin kërkesat e tyre. "Jemi gati për çdo gjë dhe nuk do të tërhiqemi, pasi kjo është pika më e ulët", thanë drejtuesit e shoqatave të fermerëve.
Prodhuesit e qumështit thonë se pjesa më e madhe e importeve që hyjnë kryesisht nga BE dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, po shiten me çmime shumë më të ulëta se sa ato që fermerët serbë mund të prodhojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Fermerët thonë gjithashtu se derrat e gjallë janë shitur për çmime shumë më të ulëta krahsuar me koston e mbajtjes, duke shprehur kështu se çmimet e shitjes duhet të jenë më të justifikueshme.
Nga ana tjetër, ministri i bujqësisë- Dragan Glamocic tha se fermerët nuk kanë marrë pjesë në takime me fokus në përmirësimin e tregut, duke shtuar se ishte diskutuar shtimi i blerjes së produktit vendas.
Sakaq, Serbia aktualisht aspiron të anëtarësohet në BE. Si pasojë, harmonizimi me politikat bujqësore të bllokut shton prezencën e produkteve europiane në treg, duke dëmtuar ndjeshëm interesat e fermerëve.
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i Doganave: Transporti i mallrave nga Bllata dhe Kakavija
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se, pas bllokimit të lëvizjes në aksin Librazhd–Elbasan dhe anasjelltas, Drejtoria e......
Drejtuesi i HSH Ergys Verdho: Do ndërhyjmë për rrugë permanente edhe në shtratin lumor
Drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është shprehur se shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas dhe hekurudhës që ndodhet aty pranë erdhi si pasojë e......
Rruga Librazhd-Pogradec, kreu i Shërbimi Gjeologjik, Bylyku: Shkak reshjet e shiut
Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që......
Bllokimi në Librazhd, Policia: Masa të posaçme për devijimin e qarkullimit në akse tjera
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, deklaroi mbrëmjen e sotme se Polciia e Shtetit është në gatishmëri të plotë në sajë......
Rruga Librazhd-Prrenjas, Haki Çako: Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë për situatën
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo......
Librazhd-Prrenjas, rrugë alternative mbi hekurudhë, Kozeli: Rikthimi në funksion të plotë pas stabilizimit të terrenit
Aksi rrugor Librazhd Prrenjas do të vihet në funksion provizor me një rrugë alternative që do të ndërtohet mbi shtratin e hekurudhës. Në një komunikim me......
Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028
Sot është prezantuar programi i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar, me një buxhet prej 58 milionë franga zvicerane. Synimet e tij janë forcimi i qeverisjes......
Çfarë politikash sociale duhen për të moshuarit?/ Rira: Nga rritja e pensioneve, tek shërbimet në shtëpi
Plakja e popullsisë rrit nevojën për shërbime dhe hartimin e politikave sociale të përshtatshme me nevojat demografike të vendit. Sociologia Miranda Rira......


