“Protestat e dhunshme, ndikim në ekonominë serbe” - Ministri i Financave: Investitorët po largohen, qytetarët shpenzojnë më pak
Skenat e dhunshme në Serbi gjatë dhjetë muajve të fundit kanë pasur një ndikim "jo të vogël" në ekonominë kombëtare, deklraoi Ministri serb i Financave, Sinisha Mali. Sipas tij, kjo ishte e dukshme nga një rënie në mbledhjen e TVSH-së dhe rritja më e ulët e PBB-së, por shtoi se ndikimi në ekonomi nuk do të jetë afatgjatë dhe se një rimëkëmbje ishte e mundur që vitin e ardhshëm.
Duke folur pas një seance të Këshillit Social dhe Ekonomik, Mali tha se rënia ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e bllokadave dhe skenave të dhunshme në vend dhe se, si rezultat, investitorët po e shmangnin Serbinë dhe njerëzit po shpenzonin më pak.
"Më lejoni t'ju kujtoj se vitin e kaluar ishim ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe donim të ishim numri një këtë vit me rritje të PBB-së prej 4.2%. Fatkeqësisht, jemi aty ku jemi, diku rreth 2% tani", tha Mali, duke shtuar se Serbia kishte regjistruar një rënie të ndjeshme të fluksit të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në shtatë, ose tetë muajt e fundit.
Ai vuri në dukje se nuk besonte se efekti i protestave do të ishte afatgjatë.
"Në fund të ditës, mund ta shihni vetë se sa njerëz mblidhen në protesta, numri është vazhdimisht në rënie. Viti akademik ka filluar në mënyrën e duhur dhe, sipas mendimit tim, situata po stabilizohet", tha Mali.
Ai tha se ishte i bindur se, përmes rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar dhe me më shumë energji dhe përpjekje, vendi do të rikuperohej plotësisht nga humbjet ekonomike vitin e ardhshëm.

Nga karburanti, drejt së gjelbrës - Janar-Gusht 2025, rritet me 78% numri i mjeteve elektrike
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......

Central “gjigand” eolik në Tropojë - Detajet e projektit 1.2 mld euro, 100 turbina ere me kapacitet 636 MW
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë pritet të ndërtohet në Tropojë, sipas deklaratave të një dite më parë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

‘Bujqësia 2030’/ Denaj: Tre instrumente financimi për fermerët, agropërpunuesit dhe agroturizmin!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit kanë tashmë akses......

Trump, thirrje BE-së - I kërkon bllokut të vendosë tarifa 100% ndaj Kinës dhe Indisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë tarifa deri në 100% ndaj Kinës dhe Indisë për shkak të blerjeve......

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike” - Për shkak të rritjes së çmimit. Studimi i INDEP: Rikthim pas në vitin 2007
“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi një studim i fundit i Institutit për Politika Zhvillimore......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......

Greqia, “kritike” për planin energjetik të SHBA-së - Në fokus, eksportet e gazit amerikan dhe ndërtimi i anijeve
Vizita e Sekretarit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara, Doug Burgum, në Greqi, në cilësinë e tij si kryetar i Këshillit të Dominancës Energjetike të......

Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë efikasitetin e të përshpejtojë zhvillimin e makinave
Volkswagen do të investojë deri në 1 miliard euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, duke integruar këtë teknologji në çdo sektor të......