Rajoni Postuar më 20 Janar 2026, 10:00

Podgorica synon të rifitojë pasagjerët e Tiranës - Vitin e kaluar 140,000 malazezë përdorën aeroportin “Nënë Tereza”

Nga Dorian Koça

Podgorica synon të rifitojë pasagjerët e Tiranës - Vitin e

Aeroporti i Podgoricës shpreson se hapja e afërt e bazës së Wizz Air në kryeqytetin malazez do ta ndihmojë atë të rifitojë disa nga 140,000 shtetasit malazezë që përdorën Aeroportin e Tiranës, i cili po rritet me shpejtësi. Kreu i operatorit Aeroportet e Malit të Zi, Roko Tolić, tha se “duhet të jemi të paktën po aq tërheqës sa konkurrentët tanë. Aktualisht, jemi në mes të një lloj shtrëngimi midis Dubrovnikut dhe Tiranës. Do të përpiqemi ta ndryshojmë këtë, duke marrë parasysh kompaninë, aftësitë tona dhe interesin publik”.

Sipas tij, ajo që dëmton është numri i qytetarëve nga Mali i Zi që udhëtojnë për në Tiranë për të gjetur lidhjet e tyre të mëtejshme atje. Kjo është një nga çështjet që pritet ta zgjidh dhe një nga arsyet pse u emërova Drejtor Ekzekutiv i Aeroporteve të Malit të Zi.

Në vitin 2025, pothuajse 140,000 shtetas malazezë fluturuan për në, ose nga Aeroporti i Tiranës, duke përfaqësuar një rritje prej 14% krahasuar me vitin 2024. Kjo shifër nuk përfshin udhëtarët nga Mali i Zi me pasaporta të huaja. Destinacionet më të njohura për pasagjerët malazezë nga Tirana ishin ato për në Itali dhe Spanjë.

Duke komentuar mbi bazën e ardhshme të Wizz Air në Podgoricë, Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi, tha se kapaciteti i ri në Podgoricë do të jetë plotësues për të gjithë rajonin, veçanërisht për tregje të tilla si Italia, Gjermania dhe Franca. “Me portofolin e ri të destinacioneve në Podgoricë dhe Tiranë, mund të shohim gjithashtu diversifikim të kërkesës, veçanërisht kur bëhet fjalë për opsionet turistike", shtoi ai

Wizz Air do të hapë një bazë në Podgoricë në muajin mars, duke lançuar pesëmbëdhjetë itinerare të reja. Kompania ka trajtuar pak më shumë se 360,000 pasagjerë në operacionet e saj në Podgoricë në vitin 2025.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat