Plakja e popullsisë në Greqi, Mitsotakis njofton paketën mbështetëse 1,6 miliard euro
Qeveria e Greqisë ka njoftuar masa drastike përfshirë shkurtim të taksave dhe incentiva të tjera financiare për t’iu përgjigjur plakjes së popullsisë. Kryeministri tha se paketa e ndihmave prej 1,6 miliard eurosh është reagimi ndaj njërës prej sfidave më të mëdha të vendit: një krizë demografike e një shkalle të paprecedentë. “Ne e dimë se kostoja e jetesës është një gjë nëse nuk ke fëmijë dhe një gjë tjetër kur ke dy apo tre”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. “Kështu që si shtet, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të shëprblyer qytetarët tanë që zgjedhin të bëjnë fëmijë.”
Masat, të cilat variojnë në një lehtësim prej 2% për të gjitha taksat e deri në zero për familjet me të ardhura të ulëta dhe katër fëmijë, do të nisin të aplikohen në vitin 2026.
Masat e reja, përfshijnë edhe heqjen e taksave për ata që jetojnë në zona rurale me më pak se 1,500 banorë.
Mitsotakis e quajti paketën reformën më të fortë të taksave të vendosur në Greqi për më shumë se 50 vjet. Politikat u shtohen iniciativave të tjera të qeverisë për të zgjidhur problemin. Lindshmëria në Greqi është ndër më të ulëtat në Europë, 1,4 fëmijë për grua kur duhet të jetë 2,1. Mitsotakis e quajti këtë një “kërcënim kombëtar”. Sipas Eurostat popullsia greke parashikohet të bjerë nga 10,2 milionë banorë që është aktualisht në më pak se 8 milionë në 2050.

Bie qeveria në Francë, kryeministri Bayrou humbet votëbesimin në parlament, shkak buxheti
Kryeministri francez François Bayrou dhe qeveria e tij e pakicës u rrëzuan pas humbjes së votëbesimit në parlament këtë të hënë. Bayrou, i emëruar më pak se......

Lushnje, prezantohen administratorët e bashkisë, Balluku: Angazhimi në terren, fokusi kryesor
Në Lushnje është prezantuar ekipi i ri i administratorëve të bashkisë. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zëvendëskryeministrja......

Pezullohen punimet, Gonxhja: Siguria në punë nuk është opsion – është detyrim ligjor!
Inspektoriati i Punës ka pezulluar punimet në 23 kantiere ndërtimi. Shkak është bërë fakti se inspektorët kanë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të......

Kosova blen avionë pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” në SHBA, Kurti: Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë
Ministri kosovar i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në Kosovë janë pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment......

Ringjallja e industrisë ushtarake, kryeministri Rama takon komandantin e Forcave Detare të SHBA në Europë e Afrikë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.......

Legjislatura e re e Kuvendit hapet më 12 shtator, Begaj: Të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë në BE
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00 njoftoi Presidenti i vendit Bajram Begaj i cili e cilësoi......

“Ekonomia pa para’ fizike lufton informalitetin” - Si mund të reduktohet? Xhepa: Të lihen në qarkullim prerjet e vogla të lekut
Pavarësisht se pagesat me kartë janë rritur nga viti në vit, rreth 70% e transaksioneve në ekonomi kryhen me para në dorë. Gati 2/3 e volumit total të......

Shqipëria kryeson Europën për rritjen e netëqëndrimeve turistike/ U regjistruan mbi 3 milionë vetëm në gjashtëmujorin e parë
Agjencia e Statistikave Europiane ka publikuar së fundmi të dhënat lidhur me netëqëndrimet turistike për tremujorin e dytë të vitit. Sipas statistikave,......