Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Karakaçi: Thellojmë bashkëpunimin reciprok

Në anën e Maqedonisë së Veriut ka nisur puna për ndërtimin e linjës 400 kV Shqipëri- Maqedoni e Veriut. I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve, krahas kryeministrit maqedonas ka qenë edhe ministri shqiptar i infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaçi, sipas të cilit projekti “nuk është thjesht një projekt infrastrukture, por është qartësisht një investim për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin tonë të përbashkët europian”.
Në fjalën e tij të rastit mes të tjerave Karakaci është shprehur:
“Projekti i linjës 400 kV Elbasan-Bitola, është një nga hallkat më të rëndësishme të Korridorit energjetik Lindje-Perëndim, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII. Ai përmbyll një boshllëk historik në rrjetin rajonal dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis sistemeve tona energjetike, duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit për të dy palët dhe duke shërbyer si një instrument i cili garanton angazhimet e të dy shteteve për integrimin rajonal dhe europian të tregjeve tona, krahas integrimit politik në Bashkimin Europian.
Kjo linjë nuk është vetëm një projekt bilateral. Ajo është pjesë e një vizioni më të gjerë, Korridorit VIII energjetik, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe më tej Italinë. Përmes këtij korridori, ne po ndërtojmë një urë të re energjetike mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës.
Duke e vlerësuar maksimalisht këtë projekt, ne jemi investuar intensivisht në pjesën e linjës që kalon përmes Shqipërisë dhe me krenari, por jo për të bërë konkurrencë, se nuk do të ishte vendi, mund të them se kemi arritur në 80% të punimeve për ndërtimin e linjës në territorin shqiptar.
Ndërkohë paralelisht me këtë projekt, Shqipëria po avancon edhe në iniciativa të tjera strategjike.
Linja e re 400 kV me Greqinë, aktualisht në fazë studimore dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të rrisë kapacitetet ndërkufitare dhe do të mbështesë integrimin e burimeve të rinovueshme në shkallë të gjerë.
Një tjetër projekt me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme është interkonjeksioni nënujor Shqipëri-Itali, i cili synon të krijojë një dalje të drejtpërdrejtë drejt një prej tregjeve më të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian. Ky projekt do të jetë kyç për të shmangur humbjen e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe për të maksimizuar vlerën ekonomike të saj.
Nëpërmjet këtyre investimeve, Shqipëria nuk po ndërton vetëm linja transmetimi, ne po ndërtojmë një sistem energjetik më fleksibël, më të sigurt, më të integruar dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane.
Në të njëjtën kohë, po forcojmë rolin tonë si një vend tranzit për energjinë e gjelbër të rajonit. Flukset e reja energjetike që do të kalojnë përmes territorit tonë do të lidhin prodhimin në Ballkanin Lindor me tregjet e Europës Perëndimore, duke krijuar kështu një mundësi të re zhvillimi për të gjithë rajonin.
Ky projekt është një dëshmi e qartë se bashkëpunimi rajonal funksionon. Ai është rezultat i një partneriteti midis vendeve tona, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve teknikë, të cilët kanë besuar në vizionin e përbashkët të dy vendeve tona.
Projekte të tjera të rëndësishme, jo vetëm në energji, por edhe në infrastrukturën rrugore, apo atë hekurudhore kanë nevojë për bashkëpunimin tonë dy palësh, për të ecur me ritme sa më të shpejta.
Qeveria Shqiptare ka qenë dhe do të mbetet e hapur dhe e gatshme për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin, në interes reciprok.
Le të vazhdojmë këtë rrugë, me angazhim të shtuar për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë për të gjithë qytetarët”.
Dita Botërore e Autizmit/ Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen sigurimet për kujdestarët
Qeveria shqiptare do të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe për herë të parë do të njihen sigurimet shoqërore dhe......
“Përshkallzimi i konfliktit, ndikim në ekonominë shqiptare” - BSH: Në fillim të majit do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare
Konflikti ushtarak në lindjen e mesme ka sjellë tashmë një realitet të ri për tregjet ndërkombëtare dhe nëse përshkallëzohet do të këtë ndikime serioze edhe......
Çmimet e ulëta dhe turistët nxisin qiratë në Durrës/ Kërkesat më të shpeshta vijnë kryesisht nga italianët, polakët dhe çekët
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, kërkesa për qira afatgjatë në Durrës po shënon një rritje të lehtë, duke reflektuar ndryshime në mënyrën e......
“Prona shtetërore gjeneron të ardhura për buxhetin” - Ibrahimaj: Korporata e Investimeve, bazuar tek praktikat më të mira europiane
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një interpelance në Kuvend kërkuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku iu përgjigj pyetjeve......
50-lekëshi, monedha e vetme që u falsifikua në 2025/ Minimum historik i kartëmonedhave false. U sekuestruan vetëm 107
Në një vit kur në ekonominë shqiptare qarkulluan rreth 504 miliardë lekë, falsifikatorët lanë gjurmë minimale. Raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025......
“Shqipëria mbetet një vend i sigurt” - Paralajmërimi i ambasadës së SHBA, Lamallari: Nuk ka rrezik real
Një ditë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë kërkuar rritjen e vigjilencës nga qytetarët. Sipas kësaj ambasade, grupet e lidhura me Iranin mund të......
Standarde të reja për cilësinë e ajrit - Drafti/ Vlera të reja kufi dhe monitorim më i rreptë. Shtohen ndotësit që duhen matur
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim të ri për vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe kërkesat për ndotësit, duke synuar......
Kush po qëndron jashtë tregut të punës? Inaktiviteti në punësim shënoi ulje të lehtë gjatë 2025-ës
Inaktiviteti në punësim i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është e angazhuar në një vend pune dhe as nuk kërkon aktivisht një të tillë. Ky......


