Nis funksionimi i sistemit “Safe City” - Testim 1-mujor për drejtuesit e mjeteve në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut nis funksionimin sistemi “Safe City” fillimisht në qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa, në të gjithë vendin pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës.
Gjatë muajit dhjetor sistemi “Safe City” do të ketë periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë drejtuesit e automjeteve për shkeljet që do të kryejnë. Pas kësaj periudhe mendohet që ky projekt të nisë normalisht 1 janar 2026.
Gjatë periudhës së testimit, drejtuesit e automjeteve do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Çdo pronar automjeti, shkelja e të cilit dokumentohet, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhrin e pagesës.
Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.
Pas kalimit të këtij afati, vlera monetare duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.
Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.
Mosha e daljes në pension do të rritet - Raporti i OECD: Do të përshpejtohet plakja e popullsisë
Mosha mesatare e daljes në pension në vendet e OECD-së do të rritet nga 63.9 dhe 64.7 vjeç, përkatësisht, për gratë dhe burrat që dolën në pension në vitin......
Zviceranët refuzojnë taksën për super të pasurit - 2,500 taksapagues në vend kanë asete me vlerë mbi 50 milionë franga
Zvicra të dielën hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një taksë të propozuar prej 50% mbi pasuritë e trashëguara prej 50 milionë frangash zvicerane (62 milionë......
Të ardhurat nga taksat rriten me 10.7 mld euro - Sa do të paguajnë familjet dhe bizneset greke në 4 vitet e ardhshme?
Një rritje prej 10.73 miliardë eurosh pritet të regjistrohet në të ardhurat tatimore në Greqi gjatë katër viteve të ardhshme, duke arritur në 82 miliardë......
''Do të sjellim në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor''/ Rama: Në fillim të 2026 vjen në Shqipëri kryeministri i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Doha të Katarit, ku u prit nga kryeministri Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, do të pasohet në fillim të vitit......
Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Kupën e Botës
Ambasada amerikane në Shqipëri ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që duan të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës 2026, që......
Nga e hëna nis ndarja e bonusit për pensionistët - Rama: Pagat dhe pensionet do të rriten çdo vit
Në podcast-in e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka përsëritur premtimin dhënë pensionistëve për bonusin e fundvitit. Duke filluar nga e hëna e 1......
“Gjykatat nuk mund të shkarkojnë ministrat”- Rama citon Venecian për pezullimin e Ballukut nga GJKKO
Kryeministri, Edi Rama, në podcast-in javor ka komentuar sërish vendimin e GJKKO për të pezulluar Belinda Ballukun nga detyra e zëvëndëskryeministres dhe......
Euroja “ngec” në 96.70 lekë - BSH: Fiksohet në këtë nivel. Kursi i këmbimit, pa luhatje të mëdha gjatë muajve të fundit
Prej disa muajsh, kursi i këmbimit nuk po përjeton luhatje të mëdha. Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht me 96.70 lekë. Në muajt e......





