“Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor” - BB: Krijimi i vendeve të punës, thelbësor për të mbështetur rritjen
Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu rritjen e konsumit dhe rritja e pasigurisë frenoi tregtinë dhe investimet, pavarësisht rritjes së fortë të pagave dhe kredive. Politika fiskale, ndonëse disi e lehtësuar, mbeti e disiplinuar, ku deficiti ishte nën 3% dhe borxhi publik vijoi trajektoren rënëse.
Raporti parashikon që rritja ekonomike e kombinuar e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 3.0% në vitin 2025, që është 0.2 pikë përqindje më e ulët se parashikimet e mëparshme. Rritja parashikohet të përshpejtohet në 3.1% në vitin 2026 dhe 3.6% në vitin 2027.
“Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të përshpejtohet me ritme të moderuara në vitin 2026 dhe të rimëkëmbet më fortë në vitin 2027, e mbështetur kryesisht nga rritja e eksporteve dhe investimeve, ndërsa pasiguritë në ekonominë globale zbuten”, nënvizon Banka Botërore.
Por, për të mbështetur progresin drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, institucioni financiar ndërkombëtar sugjeron se rajoni duhet të fokusohet në krijimin e vendeve më cilësore të punës.
Ballkani Perëndimor përballet me një paradoks të tregut të punës: mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë e pranishme në disa sektorë, paralelisht me shkallën e lartë të papunësisë, mbi 10%, dhe pjesëmarrjen e ulët në forcën e punës, e cila mbetet nën 55%, veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe të moshuarit.
Tendencat demografike po i përkeqësojnë akoma më shumë këto sfida. Popullsia në moshë pune ka rënë ndjeshëm dhe parashikohet të tkurret me gati 20 përqind deri në vitin 2050. Nëse tendencat aktuale të popullsisë, rritjes ekonomike dhe të tregut të punës do të vazhdojnë, rajoni mund të përballet me një mungesë prej më shumë se 190,000 punëtorësh gjatë pesë viteve të ardhshme.
Për t’i hapur rrugë rritjes ekonomike, Banka Botërore thekson se, Ballkani Perëndimor duhet të investojë në infrastrukturën bazë, e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës. Kjo përfshin forcimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës - veçanërisht për gratë. Investimi në infrastrukturën e transportit, mjedisit dhe energjisë do të ndihmonte në një lidhje më të shpejtë dhe më efikase të bizneseve me punonjësit, duke përmirësuar kështu produktivitetin.
Së dyti, forcimi i qeverisjes dhe mbështetja e politikave për krijimin e bizneseve, së bashku me një mjedis rregullator të parashikueshëm, janë thelbësore për funksionimin dhe rritjen e sektorit privat. Nxitja e konkurrencës në sektorë kyç si energjia dhe transporti, reformimi i ndërmarrjeve shtetërore, thjeshtimi i rregullave dhe mbështetja e bizneseve të reja inovative (startup-eve) do t'u japë mundësi bizneseve të zgjerohen dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve.
Së fundi, mobilizimi i kapitalit privat duhet të mbështesë bizneset me financim, investime, garanci dhe sigurime, duke inkurajuar gjithashtu përdorimin e teknologjive më të reja digjitale dhe të gjelbra.

“Kërkesa e huaj rriti ekonominë shqiptare” - Raporti i BB: Zbatimi më i shpejtë i reformave do të shtojë të ardhurat për frymë
“Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes së turizmit, sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit ishin nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në anën e ofertës, duke......

Siguria e furnizimit me energji në vend/ MIE: Projektligj për rezerva strategjike të naftës. Autoritet i posaçëm menaxhimi!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të......

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Trump dhe G7 shtojnë presionin ndaj Turqisë - A mund të heqë dorë Ankaraja nga energjia dhe gazi rus?
Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump kërkoi që Turqia të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Po ashtu, kohët e......

Pagesa “cash”, apo me kartë? - Vendet që përdorin më shumë paratë fizike në Evropë
Sipas një ankete të Bankës Qendrore Evropiane, përqindja e pagesave me para në dorë vazhdon të bjerë, ndërsa përdorimi i metodave digjitale po zgjerohet. Por......

Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve: 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë......

Historike, Shqipëria nis pagesat me SEPA - Maksimumi 3 euro komision për remitancat. Miliona euro kursime për shqiptarët
Nga 7 tetori, çdo emigrant shqiptar mund t'i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri duke përdorur SEPA. Po ashtu, edhe shqiptarët brenda vendit mund të......

Ushqimet, barra kryesore e buxhetit familjar/ Rritje e ndjeshme për mobilim, transport dhe akomodim
Në vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3.1 persona, arritën në 93,042 lekë,......