Ministri Nufi në Athinë: Më shumë bashkëpunim në siguri dhe menaxhim të emergjencave civile

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Nikos Dendias. Në fokus të kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Greqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan dinamikën konstruktive dhe shumë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit praktik në kuadër të NATO-s dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal. Ministri Nufi theksoi se Greqia mbetet një mike dhe aleate e çmuar, ndërsa vlerësoi mbështetjen e palëkundur greke në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Mbrojtja kibernetike dhe siguria kibernetike ishin pjesë e bashkëbisedimit mes dy ministrave, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit në këto fusha. Në këtë kuadër, Ministri Nufi u shpreh se: “Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike përmes bashkëpunimit të ngushtë me Aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe jemi të gatshëm të forcojmë angazhimin në fushën kibernetike, si në nivel dypalësh, ashtu edhe brenda kuadrit të strukturave të NATO-s.”
Nufi vlerësoi ndërveprimin e fuqishëm ndërmjet personelit ushtarak të dy vendeve përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës, ndërsa temë tjetër e bashkëbisedimit mes dy ministrave ishte edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, koordinimit dhe ndihmës reciproke në përballimin e situatave të mundshme të emergjencave civile gjatë sezonit veror.
Përgjatë vizitës në Athinë dhe me ftesë të homologut të tij Dendias, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference 2026), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit, dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme (ELIAMEP).
Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 3,71% në 3M1 2026, mbi mesataren e rajonit dhe BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një konferencë për shtyp, ku prezantoi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe treguesit......
Ministrat Lamallari e Salla në Bllatë: Garanci për sigurinë ushqimore, goditje krimit ekonomik
Dibër- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitë në Pikën e Kalimit Kufitar të......
“Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike” - Ibrahimaj: Do të fillojmë procesin e konsultimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat bëri një përmbledhje dhe analizë mbi treguesit ekonomikë të 3-mujorit të......
Politikat industriale të gjelbra - Mazreku: Kemi nevojë për më shumë koordinim dhe financim
Vendi ynë mund të shfrytëzojë tranzicionin e gjelbër për të ndërtuar një industri më konkurruese dhe të qëndrueshme, teksa një analizë e zhvilluar së fundmi......
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë - Tenderi për segmentin 4.2 km mbyllet pa ankesa, fondi limit 1.5 mld lekë
Tenderi për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë është mbyllur pa ankesa në fazën e dorëzimit të ofertave, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tyre.......
Cilat janë mundësitë e investimit këtë verë? - Korrik-shtatori sjell emetime të reja të bonove të thesarit dhe obligacioneve
Qytetarët që kërkojnë një mënyrë të sigurt për të investuar kursimet e tyre do të kenë mundësi të reja gjatë tre muajve të ardhshëm. Ministria e Financave ka......
Ku paguhen më pak gratë? Diferencat më të mëdha shfaqen në industri dhe financa. I favorizon ndërtimi
Të dhënat për hendekun gjinor në paga sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se diferenca mes pagave të burrave dhe grave në Shqipëri ka pësuar një përmirësim......
Gati projekti për “contract farming” - Projektligji/ Si do funksionojë lëshimi i dëftesave të tregtarëve për fermerët
Qeveria synon ti japë një orientim tjetër sektorit bujqësor në vend, duke kaluar gradualisht nga ferma e vogël tradicionale te ferma moderne e lidhur me......

