Mark Rutte: Dialogu Prishtinë–Beograd shumë i rëndësishëm, NATO në mbështetje të procesit

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, në një konferencë për media foli për rëndësinë e takimit dhe për temat aktuale të sigurisë në Ukrainë, Moldavi dhe për të ardhmen e Aleancës. Ai komentoi edhe për rolin e NATO-s në Ballkan, për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe misionin në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për kontributin e Aleancës në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon.
Rutte ka ripërsëritur edhe sot se NATO pret nga Serbia përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ata që kryen sulmin në shtator të vitit 2023 në Banjskë.
“Mendoj se dialogu Prishtinë–Beograd është shumë i rëndësishëm. NATO e mbështet plotësisht këtë proces. Dhe, siç e theksova edhe dje, është po ashtu thelbësore që të ketë llogaridhënie për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe për ngjarje të tjera. Presidenti i Serbisë ka premtuar se do ta sigurojë këtë llogaridhënie dhe ne presim që ai ta përmbushë këtë zotim së shpejti”, tha ai.
Ai foli gjithashtu për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë, shefi i NATO-s u fokusua kryesisht në luftën në Ukrainë dhe në të ardhmen e buxhetit të Aleancës. Telegrafi po mbulon këtë takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
Përplasje me kompaninë Meta, Kremlini urdhëron bllokimin WhatsApp në Rusi
Rusia ka vendosur të bllokojë aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga......
Dialogu rajonal për ekonominë, Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII
Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme......
Kërkimi shkencor, ministri Salla takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Athinës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Bujqësor......
“BOOM” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2025 morën “OK” 14 kompani, numri total arrin në 130
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë,......
Konkurs ndërkombëtar për Qendrën e Drejtësisë - Një pol i ri urban i godinave, domosdoshmëri për mbështetjen e pushtetit gjyqësor
Është prezantuar programi për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Sipas Kryeministrit Edi Rama, do të ngrihet një pol i ri urban i godinave të......
14 institucione “shkrihen” në një dritare unike - Nis ngritja e platformës së vetme digjitale për licenca, certifikata dhe autorizime
Procedurat dhe shërbimet që ofrojnë 14 institucione dhe agjenci shtetërore, do të jenë të përqendruara të gjitha në Dritaren e Vetme Kombëtare, e cila ka......
Tentohet të grabitet dega e Fibank/ 58-vjeçari hyn i pamaskuar me kallashnikov, qëllon në dysheme. Nuk ka të lënduar
Një person ka tentuar të grabisë degën e Fibank në zonën e Delijorgjit. Plotësisht i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov, autori ka hyrë në ambientet e......
Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%
Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë......


