Rajoni Postuar më 15 Shtator 2025, 13:11

Maqedonia promovon transportin e gjelbër - Planifikon subvencione për 200 taksi elektrike në vend

Nga Kristi Ceta

Maqedonia promovon transportin e gjelbër - Planifikon subvencione për

Maqedonia e Veriut ka nisur një projekt për të subvencionuar blerjen e 200 taksive elektrike, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar transportin urban dhe për të ulur ndotjen e ajrit.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt elektrifikimit të transportit publik, që u paralajmërua për herë të parë vitin e kaluar nga qeveria, kur njoftoi blerjen e 100-120 autobusëve elektrikë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me një shoqatë të taksistëve, kanë prezantuar projektin për subvencionimin e 200 automjeteve të para elektrike për këtë kategori punëtorësh. Qëllimi është krijimi i një transporti urban më të pastër, më të qetë dhe më efikas për qytetarët e të gjithë vendit.

Shkupi është një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë, ndaj kjo nismë shihet si domosdoshmëri.

Sipas burimeve të ministrisë, ky projekt është një hap konkret drejt transformimit të transportit urban. Ata prezantuan një automjet elektrik që përmbush standarde të larta mjedisore, pa emetime ndotëse apo zhurmë, dhe me efikasitet të lartë energjie. Makina të tilla do të zëvendësojnë veturat aktuale me naftë, benzinë apo gaz natyror, duke sjellë përfitime të dukshme për qytetarët, taksistët dhe mjedisin.

Çmimi mesatar i një makine elektrike është rreth 28,000 euro, që për 200 njësi e çon koston totale në rreth 5.6 milionë euro. Subvencioni i ministrisë do të jetë 15%, ose rreth 840,000 euro.

Zëvendësimi i taksive do të reduktojë më shumë se 2,700 tonë emetime të dioksidit të karbonit në vit, një efekt i barabartë me mbjelljen e mbi 120,000 pemëve. Po ashtu, ndotja akustike do të reduktohet ndjeshëm, sidomos në zonat e banuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat