Rajoni Postuar më 31 Maj 2025, 11:41

Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet me 500.000 banorë - Enti Shtetëror i Statistikave jep projeksionet deri në vitin 2070

Nga Alida Lula

Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet me 500.000 banorë - Enti

Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë demografike të thellë, për të cilën ekspertët po japin alarmin.Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, tregojnë se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend kanë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa ai i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh.

Por më koplekse bëhet situata duke analizuar të dhënat për martesat, ku numri ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të 2024-ës.

Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë. Kjo shifër sipas ekspertëve, kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit dhe për këtë sipas tyre duhen marrë urgjentisht masa, pasi Maqedonia e Veriut po boshatiset.

Realizimi i hipotezave të miratuara mbi fertilitetin, mortalitetin dhe migrimet, por edhe e ashtuquajtura inercioni demografik që kushtëzohet nga strukturat e moshës së trashëgueshme, do të përcaktonte gjithashtu trendet e ardhshme të komponentëve të lëvizjes së popullsisë, respektivisht dinamikën e numrit të lindjeve të gjalla, numrin e vdekjeve dhe vëllimin e bilancit të migracionit në dekadat e ardhshme.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat