Rajoni Postuar më 10 Mars 2026, 18:42

Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit mjekësor të kanabisit

Nga SCAN TV

Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit

Qeveria e Meqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në rregullimin dhe kontrollin e tregut të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e saj është vendosur që të konfiskohen edhe gjashtë licenca nga kompani të ndryshme për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas zëdhënëses së Qeverisë Marija Miteva, konfiskimi ka ardhur pas konstatimit nga kontrollet e bëra mbi dyshimet për shkelje të protokolove dhe keqpërdorimeve.

“Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ka hequr 6 licenca. Bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të kryer nga Komisioni që është kompetent për t’i verifikuar të gjitha kushtet që duhet t’i posedojnë”, theksoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Maqedonia e Veriut legalizoi kultivimin e kanabisit mjekësor në vitin 2016. Që atëherë, industria ka lulëzuar. Në 2024, kishte rreth 70 kompani private të regjistruara për kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor dhe prodhimin e sythave dhe vajit të kanabisit. 

Në vitet e fundit, policia në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë veprime kundër kompanive të licencuara për shkelje të ndryshme, duke përfshirë edhe devijimin e produkteve të tyre për kontrabandë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat