Maqedonia e Veriut do të rrisë pagën minimale në mars - 2,000 denarë shtesë për të përmirësuar standardin e jetesës

Ministria e Ekonomisën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit 2026.
Sipas burimeve zyrtare, ky hap është pjesë e planit të qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta. Aktualisht, paga minimale në vend është rreth 395 euro.
Ministria theksoi se po punon në harmonizimin e të ardhurave minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punonjësit të ndiejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare.
Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM) mbetet e palëkundur në kërkesën që paga minimale të arrijë në 500 euro. Sipas sindikatave, me rritjen aktuale rroga ende mbetet e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë mujore.
Ministria e Ekonomisë po ashtu paralajmëroi se janë bërë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
“Me ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, po ndërtojmë një kornizë të qartë dhe transparente që nxit zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave. Qëllimi ynë është të tërheqim investime me vlerë të shtuar, që sjellin teknologji, inovacione dhe produktivitet më të lartë. Mbështetja do t’u jepet kompanive që investojnë në industrinë përpunuese,” thuhet në deklaratë.
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.6......
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë - Vendet perëndimore regjistrojnë tarifat më të larta
Çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror për familjarët dallojnë ndjeshëm mes vendeve evropiane gjatë vitit 2025. Ndërsa dimri afrohet, kërkesa për......
“Më shumë tepricë nafte vitin e ardhshëm” - IEA: Prodhimi global do të rritet, ndërsa kërkesa është ngadalësuar
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se tregu global i naftës do të përballet me një tepricë edhe më të madhe vitin e ardhshëm, deri në 4.09......
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve)
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve). Kjo është mbledhja më e madhe e......
Marrëveshja për energjinë, Balluku: Dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane
Marrëveshja për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë në Shqipërinë e Veriut është dëshmi e e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane. Kështu......
Marrëveshjet e bashkëpunimit me Italinë, Rama: Ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë
Shqipëria dhe Italia, për herë të parë zhvilluan një mbledhje të përbashkët qeverie, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të përbashkëta. Kabineti qeveritar i......
Formalizimi i tregut të punës, Tatimet: Në shtator u deklaruan 24,225 punonjës më shumë
Në skemën e derdhjes së kontributeve në tatime janë shtuar edhe 24,225 punonjës të rinj. Këtë shifër e ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në......
“KAYO”, në qendër të marrëveshjeve të Romës - Vengu: Nënshkruajmë 8 marrëveshje për mbrojtjen dhe industrinë ushtarake
Detaje të tjera dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nga marrëveshjet të cilat u firmosën në Romë, në fushën e mbrojtjes. Ministri Vengu deklaroi se nga 16......





