Rajoni Postuar më 10 Shtator 2025, 19:28

Maqedonia e Veriut, Banka Popullore përgjysmon tarifat e pagesave elektronike për qytetarët

Nga SCAN TV

Maqedonia e Veriut, Banka Popullore përgjysmon tarifat e pagesave

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se ka vendosur  uljen e tarifave bankare për pagesat elektronike. Vendimi është argumentuar me rritjen e lartë të përdorimit të këtyre mënyrave të pagesës nga qytetarët dhe kompanitë. “Pas komunikimit intensiv dhe uljes së kostove për përdorimin e Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë – SPNM bankat kanë rishikuar planet e tyre tarifore, duke ulur tarifat për kryerjen e shërbimeve dhe të pagesave. Të gjitha bankat tashmë kanë miratuar plane të reja tarifore dukshëm të reduktuara për transaksionet”, ka njoftuar Banka Qëndrore maqedone.

Sipas të dhënave bankare tarifat për qytetarët përmes SPNM janë ulur mesatarisht me rreth 50 përqind, ndërsa pagesat elektronike të bëra nga qytetarët brenda të njëjtës bankë (të ashtuquajturat pagesa të brendshme) po bëhen falas në shumicën e bankave. Ndërsa pagesat elektronike për bizneset në SPNM janë ulur me 30 për qind, ndërsa pagesat elektronike të brendshme me rreth 55 për qind. Sipas njoftimit të Bankës Popullore tarifat e reja të ulura janë tashmë në fuqi në disa banka, ndërsa bankat e mbetura do të duhet ti reduktojnë ato në tetor të këtij viti.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat