Maqedonia e Veriut avancon projektet e infrastrukturës/ 16,5 milionë euro për autostradat në korridoret 8 dhe 10d në muajin korrik
Maqedonia e Veriut ka nisur zbatimin e një projekti madhor infrastrukturor për ndërtimin e autostradave në kuadër të korridoreve 8 dhe 10d. Në korrik të këtij viti, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore iu paguan 16,5 milionë euro konsorciumit “Behtel dhe Enka”, kontraktor i pjesëve të autostradës në korridoret 8 dhe 10d, që përfshijnë seksionet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir.
Sipas raportit nga mbikëqyrja e progresit të punëve, në korrik kontraktori vazhdoi të kryente punime gjeoteknike, projektim dhe specifikime të autostradës, si dhe aktivitete hetimi të municioneve të pashpërthyera.
Aktualisht po punohet në tre segmente të autostradës: Tetovë-Gostivar (18 km), Gostivar-Bukojçan (30 km) dhe Prilep-Manastir (40 km). Ndërsa për segmentin e katërt, Trebenishtë–Qafë Thanë (22 km), projekti duhet të rishikohet për të mbrojtur Liqenin e Ohrit dhe zonën përreth, e cila ka status të mbrojtur.
Raporti tregon se në vijim po kryhen punime në pesë ura, katër mbikalime dhe dy nënkalime. Deri në fund të korrikut, janë gërmuar 3,2 milionë metra kub tokë dhe janë vendosur 706.500 metra kub material për mbushje. Gjatë këtyre aktiviteteve, u punësuan 2172 persona dhe u përdorën 1181 makineri ndërtimi në korrik.
Që nga fillimi i vitit 2025, konsorciumi “Behtel dhe Enka” është kompensuar me katër pagesa, dy në prill prej 9.75 milionë dhe 8.53 milionë eurosh, një në maj me vlerë 11.07 milionë euro dhe një tjetër në qershor prej 13.5 milionë eurosh. Ndërsa deri në fund të vitit të kaluar janë paguar 261 milionë euro.
Aktivitetet në terren në përputhje me Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka” me vlerë prej 1,3 miliardë eurosh zbatohen që nga 22 prilli 2023.

Hekurudha, BE vlerëson progresin e Shqipërisë/ Integrim në rrjetin evropian të transportit. 21 piketa mbyllëse për grupkapitullin 4
Plot 21 kushte (piketa) duhet të plotësojë Shqipëria për të mbyllur negociatat me Bashkimin Evropian për grupkapitullin mbi Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e......

Nga integrimi e infrastruktura tek pagat dhe pensionet, Rama paraqet nesër në Kuvend programin qeverisës
Prioritetet më kryesore mbeten procesi i integrimit, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, rritja e pagave dhe pensionet. Kryeministri edi Rama do të paraqesë......

Ermal Shena në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Balluku: Njohës i mirë i sektorit
Ermal Shena është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, si drejtor i përgjithshëm i saj. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi......

Pijet energjike “na mbajnë në këmbë”/ Konsumojmë rreth 5 kanaçe për frymë në muaj nga importi. Viti 2024, rekord
Konsumi i pijeve energjike në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha dhe shifrat e importit të siguruara nga “Scan Intel” e dëshmojnë qartë këtë bum. Vetëm......

Fjalimi në Bundestag, Merz përgatiti gjermanët për ndryshime të thella këtë vjeshtë
"Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë". Në fjalimin e tij në Bundestag këtë të mërkurë, Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar......

Makinat elektrike, Evropa “nxit” zgjerimin e rrjetit/ Cilat shtete ofrojnë subvencionet më të mëdha për blerjen e tyre?
Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian ofrojnë disa mënyra përkrahjeje për blerjen e automjeteve elektrike. Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha......

Potenciali eolik ende i pashfrytëzuar, Shqipëria pa turbina ere në prodhim
Teksa energjia diellore ka nisur të ndjejë frytet e para, me rreth 6% të energjisë totale të gjeneruar në vend, energjia e erës mbetet ende një pasuri e......

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord/ Investitorët, në pritje të vendimit të Rezervës Federale mbi normat e interesit
Vlera e arit ka pësuar rënie për shkak të një rritjeje të lehtë të dollarit, pasi një ditë më parë arriti një rekord të ri, për shkak të pritshmërive për......