Rajoni Postuar më 5 Shtator 2025, 15:01

Maqedoni e Veriut, lehtësi për qytetarët që blejnë banesën e parë, Guvernatori Sllaveski: Për blerësit e banesave për investim tarifa rritet

Nga SCAN TV

Maqedoni e Veriut, lehtësi për qytetarët që blejnë

Banka Popullore e RMV njoftoi masa që do të lehtësojnë blerjen e banesës së parë për qytetarët. Sipas deklaratës së guvernatorit Trajko Sllaveski, të dhënë në një intervistë për Radion Europa e Lirë, masat e reja përcaktojnë që personat që blejnë banesë për herë të parë do të jenë në gjendje të aplikojnë për kredi me pagesë fillestare dukshëm më të ulët nga vlera e parashikuar e banesës.

“Qëllimi është të mbështeten qytetarët që blejnë shtëpinë e tyre, ndërsa për ata që blejnë banesë për investim, pjesëmarrja do të rritet, me qëllim uljen e presionit mbi çmimet dhe rritjen e përgjegjësisë financiare”, shpjegon guvernatori.

Guvernatori thekson se bankat tashmë i njohin qytetarët që blejnë banesën e tyre të parë si një grup me risk më të ulët, sepse janë më të përgjegjshëm dhe e përdorin kredinë për vendbanim të tyrin. Pritet që bankat të ofrojnë kushte më të mira dhe norma interesi më të ulëta për këtë kategori.

Lidhur me normat aktuale të interesit, guvernatori thekson se ato janë relativisht të ulëta krahasuar me tregjet e tjera dhe se me inflacionin që stabilizohet nën 3%, kreditimi do të bëhet edhe më i thjeshtë dhe më i qëndrueshëm.

Banka Popullore monitoron situatën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në kreditim, me qëllim sigurimin e rritjes së qëndrueshme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të sektorit bankar.

 

Shqipëria 5 Shtator Scan TV

Hapet për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

5 shtatori shënon hapjen zyrtare për kalimin e automjeteve në rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Aksi ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe është një rrugë e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat