Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se hendeku i buxhetit të parashikuar për këtë vit prej 3.5% të PBB-së.
Plani i buxhetit bazohet në një rritje ekonomike të parashikuar prej 3.2% në 2026, pak më e ulët se zgjerimi i pritshëm prej 3.3% për këtë vit, njoftoi ministria e financave. Ndërsa për vitiet 2027 dhe 2028 pritet një rritje ekonomike përkatësisht 3.1% dhe 3.2%.
Zgjerimi ekonomik afatmesëm do të nxitet nga konsumi i fortë i brendshëm dhe investimet e mëdha në sektorët e turizmit, energjisë, infrastrukturës rrugore dhe telekomunikacionit.
Pas ngadalësimit të presioneve inflacioniste në nivel evropian, pritet që Mali i Zi të ruajë një inflacion vjetor të qëndrueshëm prej mesatarisht 2.5% në vitet 2026-2028. Deficiti fiskal për 2027 parashikohet në 2.7% të PBB-së dhe për 2028 në 2.8% të PBB-së, ndërsa borxhi publik neto për periudhën trevjeçare pritet të jetë mesatarisht 59% e PBB-së.
Investimet kapitale për tre vitet e ardhshme janë planifikuar në 1.1 miliardë euro, me buxhetin kapital për 2026 të parashikuar në 305 milionë euro, 25 milionë euro më shumë se këtë vit.
Në një deklaratë të veçantë, ministria e financave theksoi se të ardhurat totale të buxhetit për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 3.79 miliard euro. Buxheti i investimeve kapitale për 2026 mbulon 396 projekte, me një vlerë totale prej 9.7 miliardë eurosh. Këto përfshijnë ndërtimin e seksionit tjetër të autostradës Bar-Boljare, bypass-in e Budvës, modernizimin e qendrave shëndetësore dhe shkollave publike, si dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale.
“Eficienca e energjisë, në krye” - Ligji i ri vendos godinat publike në qendër, të ulin çdo vit konsumin me 1%
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për eficiencën e energjisë”, një nismë që synon të ndryshojë mënyrën......
Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Europë? Në total u dhanë 147 mijë leje, shqiptarët përbëjnë 13% të totalit
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të......
Trump heq tarifat 40% për produktet braziliane - Vendimi përfshin kafenë, mishin, kakaon dhe frutat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi tarifat 40% mbi produktet ushqimore braziliane, duke përfshirë mishin, kafenë, kakaon dhe frutat. Masat ishin......
Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/ Në një dekadë, pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar ka rënë ndjeshëm
Ekonomia duket se po orienton gjithnjë e më shumë aktivitetin drejt ndërtimit, tregtimit të pronave dhe turizmit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......
Rrjetet e pastrimit të parave, në mbështetje të Rusisë - Grupet kriminale kthejnë paratë “cash” në kripto, për të shmangur sanksionet
Një rrjet pastrimi parash me vlerë miliarda dollarë, që operonte në Britani, bleu aksione kontrolluese në një bankë të Kirgistanit për të lehtësuar shmangien......
Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama: Jemi këtu të ndërtojmë atë që na takon të ndërtojmë sot
Ka nisur në Tiranë samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......
Si mund të neutralizohen tarifat e Trump? - Kreu i BQE-së jep zgjidhjen: BE duhet të lehtësojë tregtinë e brendshme
Bashkimi Evropian mund të reduktojë ndikimin e tarifave tregtare të SHBA-së nëse ul disa nga barrierat e brendshme, tha Presidentja e Bankës Qendrore......





