Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026

Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35 milionë euro më shumë se buxheti i këtij viti.
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor vitin e ardhshëm priten të arrijnë rreth 220,3 milionë euro. Rreth 79,5 milionë euro do të shkojnë për funksionimin e institucionit më të madh shëndetësor, Qendrës Klinike të Malit të Zi (2,5 milionë më shumë se këtë vit). Ndërsa 19,3 milionë euro janë të destinuara për qendrat spitalore klinike në Berane dhe Kotor.
Për qendrat shëndetësore parashikohen rreth 50 milionë euro, ndërsa për spitalet e përgjithshme 49,5 milionë euro, shifër më e ulët se në vitin 2025. Rreth 13,2 milionë euro do të shkojnë për kujdesin emergjent dhe pesë milionë për transfuzionet e gjakut. Edhe këto vlera reflektojnë rënie në raport me buxhetin e këtij viti.
Për angazhimin e ekspertëve mjekësorë jashtë Malit të Zi janë planifikuar rreth 140.000 euro, kurse për programin e transplantit rreth 104.000 euro. Trajtimi i të siguruarve malazezë jashtë vendit pritet të kushtojë rreth 13,6 milionë euro, lejet mjekësore 9 milionë, dhe shërbimet dentare 6,5 milionë euro.
Për aktivitetin e importit, blerjes, magazinimit dhe shpërndarjes së barnave në institucionet publike shëndetësore, kompania shtetërore "Montefarm" do të marrë rreth 180 milionë euro, 33 milionë më shumë se këtë vit.
Ndër të tjera, rreth 25 milionë euro do të ndahen për farmacitë private që shpërndajnë ilaçe me recetë dhe pajisje mjekësore për qytetarët.
IA, kërcënim për sondazhet - Modelet gjuhësore “korruptojnë” rezultatet e anketave
Inteligjenca Artificiale (IA) po e bën pothuajse të pamundur dallimin e përgjigjeve njerëzore nga ato të robotëve virtualë në sondazhet “online” të opinionit......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
Situata nga reshjet, Balluku në HEC Koman: Nuk parashikohet hapje e portave
Situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll dhe nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Ky ishte mesazhi që përcolli zv.......
Ibrahimaj- VanHorn: Vizioni i Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka patur një takim në ambasadën e SHBA me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Pas takimit ambasada......
Ndërprerja e shërbimeve nga platforma ndërkombëtare “Cloudflare”, deklaratë e AKSK
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një deklaratë të posaçme pas ndërprerjes së punës në serverat e shërbimeve të ofruara nga platforma......
Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe – Produktet “Made in Albania” në Dubai
Shqipëria po shpalos cilësinë dhe origjinën e saj unike në Panairin Ndërkombëtar “Organic & Natural Products” në Dubai, që zhvillohet nga 17–19 nëntor, një......
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Ne vazhdojmë punën!
Komisioni Evropian po Forumin e Zgjerimit të BE, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi......
Balluku: Situata nën kontroll, strukturat e MIE në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë vështirësi të dukshme sidomos në......





