Mali i Zi “pushtohet” nga të huajt - Mbi 31,000 kompani, në pronësi të investitorëve të jashtëm

Aktualisht, në Mal të Zi funksionojnë 31,814 kompani në pronësi të shtetasve të huaj, me të ardhura në vitin 2024 që arrijnë gati 199 milionë euro, sipas të dhënave të Administratës Tatimore. Analistët ekonomikë vlerësojnë se një numër i tillë kompanish është pasojë logjike e pranisë më të madhe të të huajve në vend dhe është lajm pozitiv për ekonominë.
“Këta shtetas punësohen në kompanitë e tyre dhe kështu nuk ushtrojnë presion mbi treguesit makroekonomikë të përgjithshëm dhe shpenzimet buxhetore në Mal të Zi,” shpjegojnë ekspertët. “Në çdo rast, kur shtohet numri i kompanive, produkti i brendshëm bruto potencialisht rritet, dhe për më tepër, destinacionet e biznesit bëhen më tërheqëse për sytë e investitorëve të tjerë. Kontributet makroekonomike të këtij procesi janë shumë të rëndësishme,” theksojnë ata.
Sipas tyre, shteti duhet të drejtojë këtë proces me masa stimuluese, në mënyrë që bizneset të zgjerohen në fushat më të nevojshme për zhvillimin e Malit të Zi.
“Nëse e shikojmë nga perspektiva e biznesit, çdo ambient i ri apo njerëz të rinj nga mjedise të ndryshme sjellin zakone të ndryshme kulturore, sociologjike dhe madje sipërmarrëse. Kështu përfiton edhe popullsia vendase,” nënvizojnë analistët.
Sipas statistikave zyrtare, shumica e kompanive të huaja janë nga Turqia, plot 33 për qind ose 9,818 kompani. Kompanitë në pronësi të rusëve përbëjnë 24 për qind apo 7200 të tilla, ndërsa Serbia është në vendin e tretë me 3,220 kompani (11 për qind).
Pas tyre renditen Ukraina, Gjermania dhe Italia. Për sa i përket fushave të veprimtarisë, 24 për qind e kompanive të huaja merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa 13.4 për qind me ndërtimin.
Intensifikohet mungesa e çipeve në industrinë gjermane - Instituti Ifo: Një në dhjetë kompani raporton probleme me furnizimet
Mungesat e materialeve për prodhuesit gjermanë të produkteve elektronike dhe optike u përkeqësuan në tetor, si pasojë e shtrëngimit të kontrolleve globale......
Rezerva Federale e SHBA-së ul normat e interesit ndërsa tregu i punës dobësohet
Të mërkurën, banka qendrore e SHBA-së njoftoi uljen e dytë të normës së interesit këtë vit. Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara e ka ulur normën e saj......
Paketa Fiskale 2026, pritet të rikthehet kompensimi me 10% i TVSH-së në bujqësi
Në Paketën Fiskale 2026 do të përfshihet edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në......
Qeveria miraton projektligjin, ja ku mund të aplikohet partneriteti publik privat
Transporti, energjia, uji, menaxhimi i mbetjeve, telekomunikacioni, arsimi, kultura, shëndetësia janë sektorët ku mund të aplikohet partneriteti publik......
Marrëveshja, qeveria miraton fushat e bashkëpunimit strategjik me Italinë
Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për......
“Paketa e Maleve”, Qeveria miraton zonat e zhvillimit në Elbasan, Belsh, Përmet e Skrapar
Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në disa bashki të vendit. Konkretisht, në mledhjen e......
“Zhdukja” e bizneseve të vjetra - Orëndreqësi: Nëse nuk trashëgohet, puna ime rrezikon mbylljen
Në çdo qytet të Shqipërisë, diku mes ndërtesave të reja, apo lokaleve modern fshihen ende, apo janë dhe biznese apo punishte të cilat tashmë mund të......
Vetëmenaxhimi i mbetjeve nga bizneset - Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, do të financojnë grumbullimin dhe riciklimin
Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën miratoi projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton,......





