“Mali i Zi duhet të frenojë deficitin buxhetor” - FMN: Rrezikon të arrijë mbi 4% të PBB-së deri në vitin 2030
Mali i Zi duhet të ndërmarrë hapa për të frenuar kostot dhe për të rritur të ardhurat në mënyrë që të përballet me deficitin buxhetor që po zgjerohet, njoftoi stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Deficiti parashikohet të arrijë në 3.5–3.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) këtë vit, nga 2.9% që ishte në vitin 2024.
“Pa masa të reja për të kufizuar shpenzimet dhe për të rritur të ardhurat, deficiti buxhetor pritet të vazhdojë rritjen graduale, duke kaluar mbi 4% të PBB-së deri në vitin 2030,” thuhet në deklaratën e FMN-së.
Për të arritur një buxhet primar të balancuar, autoritetet në Podgoricë duhet të kufizojnë rritjen e pagave në sektorin publik, të heqin përjashtimet tatimore joefektive dhe të kursejnë të ardhurat që priten nga dhënia me koncesion e aeroporteve. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se pas tre viteve të ardhshme, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të balancuar buxhetin.
Sipas FMN-së, deri në vitin 2035, Malit të Zi do t’i duhen fonde shtesë në vlerën 5–6% të PBB-së për të përballuar kostot që lidhen me plakjen e popullsisë, nevojat për mbrojtje dhe ndryshimet klimatike. Për të mbledhur këto fonde, do të nevojiten reforma më të thella fiskale, si reforma në administratën publike, lidhja e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë, përmirësimi i efikasitetit në shpenzimet për shëndetësi, si dhe prioritizimi i projekteve publike në bazë të përfitimeve ekonomike dhe sociale.
FMN njoftoi se rritja ekonomike e Malit të Zi parashikohet të jetë 3.2% këtë vit dhe pritet të mbetet në nivele të ngjashme gjatë periudhës 2026–2030. Inflacioni i përgjithshëm do të mbetet i lartë në 2025, me një mesatare mujore prej 4%, pasi u përshpejtua në 4.6% në gusht. Në periudhën afatmesme, pritet të shfaqë shenja ngadalësimi drejt 2%. Ndërkohë, raporti i borxhit ndaj PBB-së parashikohet të shtohet gradualisht deri në rreth 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.

Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin
Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t'i rikthyer......

Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë......

Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......

Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s!
Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë ku Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në......

"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë......

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të......

Në “lupë” ndërtimet me fonde publike - Muçaj: Të jenë subjekte shembullore, do të penalizohen për leje zhvillimore
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur në fokus sektorin e ndërtimit, duke nisur një fushatë të thelluar inspektimesh në të gjitha projektet që......

Rreth 112 mijë kontrata të reja sigurimi në 2025 - AMF: Tregu i sigurimeve rrit perfomancën edhe në primet e arkëtuara
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo......