Mali i Zi, 1,4 mld euro për infrastrukturën - Plani përfshin investime për dy hidrocentrale, gazsjellësin Adriatiko-Jonian
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një listë të projekteve infrastrukturore prioritare në sektorin e energjisë. Kjo listë realizohet për të përmbushur kriteret përfundimtare të kapitullit 21, Rrjeti Trans-Evropian, që lidhen me negociatat e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Plani përbëhet nga 15 projekte me një vlerë totale rreth 1.38 miliardë euro, thuhet në njoftim.
Projektet më të vlefshme të infrastrukturës prioritare në sektorin energjetik të Malit të Zi janë hidrocentralet e Komarnicës dhe Krushevës, Korridori Elektrik Transballkanik dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian.
Lista u përditësua në përputhje me metodologjinë e Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Në përputhje me prioritetet e përcaktuara në nivel shtetëror, Komisioni Evropian përzgjedh projektet për mbështetje financiare nga skema.
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor është mekanizmi kryesor për mbështetjen financiare të BE-së në rajon në periudhën nga 2024 deri në 2027, vuri në dukje qeveria.
Projektet me vlerën më të madhe janë Hidrocentrali i Komarnicës (315 milionë euro) dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian për gazin natyror, 210 milionë euro.
Gjithashtu, investime të rëndësishme kërkojnë edhe interkonjeksioni Itali – Mal i Zi – Serbi – Bosnje dhe Hercegovinë apo Korridori Elektrik Transballkanik, me vlerë 163 milionë euro, si dhe Hidrocentrali i Krushevës (160 milionë euro).
Ndër të tjera, qeveria synon të shpenzojë 104 milionë euro për të rritur efiçencën e energjisë në ndërtesat publike dhe banesat. Në fokus është edhe përmirësimi i cilësisë së furnizimit me energji elektrike në rajonet turistike, me një kosto prej 78 milionë eurosh.
Sondazh

Çmimet në Shqipëri rriten edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Nëntorit vlerësohet në 2.4%, 1 pikë poshtë BE-së
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit......

Abuzimi me pesticidet, Autoriteti i Ushqimit bllokon ngarkesat me mandarina
Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë......

Mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor/Në fokus të diskutimeve, integrimi dhe Plani i Rritjes Ekonomike
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë në Bruksel takimin me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe......

Ekonomia, ecuri pozitive në 6-mujorin e dytë/Sejko: Ndikim, politika monetare e BSH
Në mbledhjen e fundit për vitin 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për......

Pensionet, qeveria projektligj për njohjen e viteve të punës në institucione e ndërmarrje shtetërore dhe kooperativa
Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria ka miratuar dhe kaluar projektligjin që ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Ndërsa bitcoin rritet, markat luksoze po konsiderojnë pranimin e pagesave me kriptomonedha!
Rritja e vlerës së Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave dhe shitësve të modës së nivelit të lartë, duke nxitur interes të mëtejshëm për ofrimin e......

Ekonomia e Europës përballet me një udhëtim me ‘gunga’ në 2025. Cilat janë 5 fushat kryesore në fokus?
Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Europa pati një vit të......

“BE duhet të jetë pragmatiste ndaj Trump” - Meloni thekson nevojën për bashkëpunim për të shmangur luftën tregtare
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje pragmatike me administratën e ardhshme të Trump, që të......