Rajoni Postuar më 7 Shkurt 2026, 13:18

Ligji i ri në Kroaci, lehtësi për punonjësit e huaj/ Ndryshime për zgjatjen e lejeve të qëndrimit, garanci në paga

Nga Scan TV

Ligji i ri në Kroaci, lehtësi për punonjësit e huaj/

Kroacia ka bërë një sërë ndryshimesh ligjore për të ofruar më shumë garanci për punonjësit e huaj. Ndryshimet synojnë lehtësimin e procedurave administrative, rritjen e sigurisë ligjore dhe forcimin e kontrollit ndaj punëdhënësve. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kohëzgjatjen e lejes së punës dhe qëndrimit. Nëse më parë kjo leje jepej zakonisht për një vit, tashmë mund të lëshohet deri në tre vjet, në rastet kur kontrata e punës është afatgjatë.  Ligji i ri parashikon që punëtorët e huaj, pas një periudhe pune në Kroaci, të kenë mundësinë të ndërrojnë punëdhënësin kur punojnë në të njëjtin profesion.

Për sektorë ku ka mungesë të fuqisë punëtore, si turizmi, ndërtimi, bujqësia dhe shërbimet e pastrimit, nuk do të kërkohet domosdoshmërisht përvojë pune apo kualifikim formal.

Ndryshimet ligjore theksojnë se punëtorët e huaj duhet të kenë të njëjtën pagë si punëtorët kroatë për të njëjtën punë. Gjithashtu, në rast se punëdhënësi ofron strehim, ai duhet të plotësojë standardet e përcaktuara dhe të jetë i kontrollueshëm nga autoritetet.

Në rast ndërprerjeje të kontratës së punës, punëtorët e huaj nuk do të jenë të detyruar të largohen menjëherë nga Kroacia. Ligji parashikon një periudhë tranzitore për të gjetur punë të re, e cila pritet të zbatohet më qartë nga viti 2026. Ndryshimet përfshijnë edhe zgjerimin e vlefshmërisë së EU Blue Card deri në katër vjet. Ajo mund të merret jo vetëm me diplomë universitare, por edhe në bazë të përvojës profesionale.

Nga viti 2026, punëdhënësit do të jenë të detyruar të raportojnë menjëherë ndërprerjen e kontratës së punës. Gjithashtu, do të forcohen kontrollet ndaj shkeljeve ligjore, dhe nëse punëdhënësit abuzojnë me punëtorët e huaj do të përballen me ndalime për punësimin e tyre në të ardhmen.


 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat