Rajoni Postuar më 26 Nëntor 2025, 10:56

“Kriza e ndërmarrjeve shtetërore kërcënon ekonominë serbe” - Banka Botërore kërkon reforma për të rritur efikasitetin e financave publike

Nga Kristi Ceta

“Kriza e ndërmarrjeve shtetërore kërcënon

Serbia duhet të trajtojë rreziqet fiskale të shkaktuara nga sektori i madh i ndërmarrjeve shtetërore, që të sigurojë qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe të çlirojë potencialin e rritjes ekonomike, u shpreh Banka Botërore.

Sipas raportit të rishikimit të financave publike, vendit i nevojitet një strategji reformash për ndërmarrjet shtetërore, sidomos në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe transportit, duke përfshirë eliminimin e mangësive operative dhe rikthimin e disiplinës financiare në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

“Performanca dhe qeverisja e ndërmarrjeve shtetërore kanë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në efikasitetin e shërbimeve publike dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë, por edhe në qëndrueshmërinë e financave publike,” tha Banka Botërore.

Në vitin 2023, qeveria e Serbisë zotëronte 176 ndërmarrje shtetërore me 107,000 punonjës, rreth 4.5% e punësimit formal, duke dominuar sektorë kyç si energjia, transporti dhe shërbimet komunale. Po atë vit, ndërmarrjet shtetërore ndikuan negativisht në bilancin e qeverisë me 0.7% të PBB-së, ose gati me një të tretën e deficitit total fiskal, sipas raportit.

Banka Botërore theksoi se “mangësitë kronike” të ndërmarrjeve shtetërore, si në kompaninë energjetike EPS dhe importuesin e gazit Srbijagas, shpesh kërkojnë subvencione të mëdha për të mbuluar humbjet ose për të mbajtur çmimet të ulëta për arsye sociale dhe politike. Për shembull, në vitin 2022, qeveria u dha 1.4 miliardë euro ndërmarrjeve shtetërore të energjisë për të kompensuar efektet e krizës energjetike.

Midis viteve 2015 dhe 2023, ndërmarrjet shtetërore të Serbisë regjistruan një fitim të përgjithshëm prej 1.68 miliardë eurosh, me një kthim mesatar të aseteve prej vetëm 0.7%. Humbjet e vazhdueshme në shumë kompani, varësia nga mbështetja buxhetore dhe modelet joefektive të investimeve nxjerrin në pah dobësitë strukturore në qeverisje dhe organizim.

Sipas Bankës Botërore, kjo barrë fiskale vjen kryesisht si rezultat i problemeve strategjike dhe operative, duke përfshirë rënien e prodhimit në sektorin e energjisë elektrike, mungesën e transparencës në raportimin e huave të dhëna nga buxheti për ndërmarrjet shtetërore, si dhe rritjen e varësisë së tyre ndaj huamarrjes së jashtme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat