Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare - Palët firmosën marrëveshje në fushën e energjisë, arsimit dhe lëvizjes së lirë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët në Prishtinë dhe firmosën 3 marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas takimit, në konferencën për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mes dy vendeve nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe se palët kanë komunikim të vazhdueshëm për tema me interes të përbashkët. Ndërsa kryeministri maqedonas, Mickoski vlerësoi se marrëveshjet e firmosura do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe përparimin ekonomik. Palët nënshkruan marrëveshje në fushën e energjisë, arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë. Kurti ka thënë se zbatimi do të nisë nga janari i vitit 2025.
“Pas shumë kohe pritjeje, më në fund do të kemi kontroll të përbashkët në pikat Han i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë. Ky model kontrolli bëhet vetëm hyrje-hyrje dhe zyrtarët policorë punojnë në të njëjtën ndërtesë duke lehtësuar kalimin kufitar, dhe rrjedhimisht duke shkurtuar kohën e pritjes”, ka thënë Kurti.
Në mbledhjen mes dy qeverive, Kurti kujtoi se dy vendet i kanë nënshkruar deri tani 50 marrëveshje dhe se “ajo që duhet të bërë është zbatimi i tyre". Mes dy vendeve ka patur rritje të vazhdueshme të tregtisë. Në vitin 2023 shkëmbimet arritën në 432 milionë euro, me një rritje 52 për qind, krahasuar me vitin 2019.
“Nëse punojmë së bashku do të jemi më të fuqishëm, meqë uniteti i bën fqinjët edhe më të fuqishëm. Synojmë që bashkëpunimi tregtar të jetë edhe më i madh në vitet në vijim dhe do të na sjellë përfitime. Jam i bindur që do t’ia dalim”, tha Mickoski.
Takimi i përbashkët i dy qeverive vjen pas një vizite që Kurti me ministrat e tij e bëri në Shkup këtë verë, pak muaj pasi ishte formuar Qeveria e Mickoskit. Ky ishte takimi i dytë ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pas atij në vitin 2021.
Sondazh

Industria globale e erës në det të hapur është gati të humbasë objektivat e mëdha të vendosura nga qeveritë!
Pas një viti projektesh të anuluara, turbinave të prishura dhe shitjeve të braktisura me qira, industria globale e erës në det të hapur nuk ka më shumë......

Banka Botërore, asistencë për mbrojtjen e konsumatorit - Alam: Përgëzoj BSH për menaxhimin e inflacionit dhe kredive me probleme
Banka e Shqipërisë është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Botërore për përmirësimin e kuadrit rregullativ të sistemit financiar, sidomos në fushën e......

Gati gara për autostradën Milot-Balldren - Balluku: Investimet në 2025, prioritet 2 korridore rrugore që lidhin vendin me rajonin
Gara ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren, pjesë e Korridorit Blu do të hapet së shpejti. Teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025......

Ndërsa aksionet globale bien, Dollari dhe yield-et e obligacioneve qëndrojnë pranë niveleve më të larta disamujore!
Rendimentet e dollarit amerikan dhe të obligacioneve mbahen pranë majave shumëmujore ditën e sotme me pritshmëritë që Rezerva Federale do të ngadalësonte......

Produktet shqiptare, drejt Azisë - Prençe: Lajm i mirë, por nuk pritet të zgjasë
Ulja e eksporteve drejt vendeve të Europës ka bërë që tregtarë të ndryshëm në Shqipëri të gjejnë vende të tjera për të shitur produktet e tyre. Sipas të......

Kroacia rrit objektivat energjetikë për 2030 - Vendi synon të mbulojë 43% të konsumit total me anë të burimeve të gjelbra
Kroacia rriti të gjitha objektivat më të rëndësishëm në Planin e përditësuar Kombëtar të Energjisë dhe Klimës për periudhën 2021-2030. Burimet e rinovueshme......

357 milionë lekë për linjën e re kabllore 110kV - Tirana 1-Zogu i Zi, rritet kapaciteti i transmetimit të energjisë elektrike
Operatori i Sistemit te Transmetimit OST ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës kabllore 110 kV Tirana 1-Zogu i Zi, si dhe trakti përkatës në N/St. Tirana......

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të përdoren edhe si investime përgjatë skemës
Qytetarët janë gjithnjë e më shumë të prirur që të investojnë tek skemat e pensioneve private, ku jo vetëm që marrin pension pasi plotësojnë kriteret, por......