Kërkohet rritje e pagës minimale - Maqedonia e Veriut me 397 euro, e parafundit në rajon

Me një pagë minimale prej 24.379 denarësh, ose rreth 397 euro, Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2026 mbetet në fund të listës në rajon. Pas saj është vetëm Kosova me pagë minimale prej 384 euro. Sipas krahasimeve rajonale, pagën minimale më të lartë e marrin qytetarët e Malit të Zi, 600 euro, ndërsa në Serbi ajo lëviz nga 505 deri në 580 euro, varësisht nga numri i orëve të punës. Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 525 euro, në Republikën Srpska 511 euro, ndërsa në Shqipëri nga fillimi i këtij viti 444 euro.
Sipas të dhënave, rreth 40.000 punëtorë në Maqedoninë e Veriut vend jetojnë me pagë minimale. Ndërkohë, përllogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) tregojnë se një familjeje katër anëtarëshe, në dhjetor 2025, i nevojiteshin rreth 65.492 denarë për ta kaluar muajin, prej të cilave mbi 23.000 denarë vetëm për ushqim dhe pije. Kjo do të thotë se as dy paga minimale e gjysmë nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën sindikale të konsumit.
Kërkesa kryesore, sipas sindikatave është që paga minimale të rritet në 600 euro, si dhe të ketë rritje lineare të të gjitha pagave të tjera me nga 100 euro. Kjo kërkesë vjen në kushte inflacioni prej 4,1 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ndërsa çmimet me pakicë në vitin 2025 janë rritur për 3,7 për qind.
Pasi vitin e kaluar nuk morën mbështetje as për pagë minimale prej 500 euro, nga Lidhja e Sindikatave paralajmëruan protesta pas 20 janarit. Qëllimi, siç thonë ata, është përmirësimi i standardit jetësor, harmonizimi me të ardhurat minimale rajonale dhe parandalimi i largimit të fuqisë punëtore.
Ndërkohë, sipas qeverisë, zgjidhja duhet të gjendet përmes marrëveshjes ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Paga minimale në vend harmonizohet çdo vit në muajin mars, me 50 për qind të rritjes së pagës mesatare neto dhe 50 për qind të indeksit të kostos së jetesës. Për marsin 2026, sipas përllogaritjeve aktuale, rritja do të ishte ndërmjet 6,5 dhe 7 për qind, përkatësisht 1.500 deri në 2.000 denarë shtesë – shumë më poshtë kërkesave të sindikatave dhe nën mesataren rajonale.
Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......
Pasuria e miliarderëve arrin kulmin e ri - Oxfam: Ndikimi i tyre në botë po rritet
Pasuria e miliarderëve u rrit tre herë më shumë se ritmi i fundit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke thelluar......
39 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Spanjë - 75 pasagjerë janë në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë
Të paktën 39 persona kanë vdekur në një përplasje trenash me shpejtësi të lartë në Spanjën jugore dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Përplasja......
Çfarë është instrumenti anti-shtrëngim i BE-së? - Unioni mund ta godasë SHBA duke aktivizuar këtë mekanizëm
Presioni mbi udhëheqësit evropianë po rritet për të përdorur bazukën e tyre tregtare kundër Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi me......
Ibrahimaj: Bashkitë- sipërmarrëse, do aplikojmë instrumenta financiarë për zhvillimit ekonomik lokal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në takimin ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo,......
“Krenar për Shqipërinë”, Presidenti Trump fton Ramën në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t'u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një......
BE shqyrton anëtarësim të shpejtë e të kufizuar për Ukrainën/ Anëtarësimi në vitin 2027 si një masë për prosperitet ekonomik
Komisioni Evropian po shqyrton mënyrat për një pranim të shpejtë të Ukrainës në BE si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por pa i dhënë Kievit të......
Çekia mbylli minierën e fundit të thellë e qymyrit/ Tranzicioni industrial dhe mjedisor i Evropës pakësoi kërkesën
Miniera e fundit çeke e qymyrit do të mbyllet në fund të janarit, duke i mbyllur derën më shumë se 250 viteve të minierave të thella dhe duke i dhënë fund......


