Rajoni Postuar më 14 Shkurt 2026, 10:27

Janari me rritje çmimesh në Maqedoninë e Veriut/ Enti i Statistikave: 3.2% më shtrenjtë se një vit më parë

Nga Alida Lula

Janari me rritje çmimesh në Maqedoninë e Veriut/ Enti i

Në muajin janar, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit me 3.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikave, tregon se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje, ka ardhur nga ushqimi dhe pijet joalkoolike, që u shtrenjtuan me 5.2%, por dhe pijet alkoolike e duhani, me një rritje prej 5.3%.

Gjithashtu, shpenzimet për kujdesin shëndetësor u rritën afërsisht 3%, ndërsa produktet bujqësore shënuan një rritje prej 3.2%. Në anën tjetër, krahasuar me muajin e kaluar, pati një ulje të lehtë të kostove totale, rreth 0.7%. Kjo u ndikua kryesisht nga ulja e çmimeve të transportit, që e ul me 9.3%, si dhe nga rënia e shpenzimeve për sport e kulturë me 1.5%, veshje dhe këpucë me 1.2%, dhe shërbime të kujdesit personal e mbrojtje sociale me rreth 0.5%. Sipas ekspertëve, ndryshimet mujore dhe vjetore tregojnë një lëvizje të moderuar të inflacionit, me ndikime të ndryshme sipas sektorëve të konsumit.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat