Rajoni Postuar më 17 Tetor 2025, 10:56

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme

Nga Kristi Ceta

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në

Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë.

Kjo kompani është një nga disa të tilla me të cilat Mali i Zi ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi për projekte në sektorin e energjisë. Së fundmi, Alcazar ka filluar ndërtimin e parkut më të madh të erës në Ballkanin Perëndimor, që ndodhet në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, ndërtimi i parkut eolik Bijela në Malin e Zi është planifikuar të nisë në tremujorin e parë të vitit 2026. Ky impiant me kapacitet prej 118.8 MW pritet të përfaqësojë një investim prej rreth 200 milionë dollarësh.

Aktualisht, kompania është duke përgatitur terrenin dhe duke zhvilluar proceset e prokurimit për këtë projekt madhor, që përbën fazën e parë të investimit të Alcazar në Malin e Zi.

Së fundmi, Alcazar ka nënshkruar një memorandum të ri mirëkuptimi me Qeverinë e Malit të Zi për të zgjeruar vlerën e investimeve deri në 500 milionë dollarë. Kompania vlerëson se deri në vitin 2040, investimet në burime të rinovueshme energjetike në vend mund të arrijnë 4–5 miliardë dollarë, dhe ajo synon të jetë pjesë e këtij zhvillimi, duke përfaqësuar rreth 10% të totalit të projekteve.

Në Konferencën e Investimeve BE–Mal i Zi, janë nisur gjithsej 14 projekte të përbashkëta ndërmjet kompanive malazeze dhe atyre evropiane, që përfshijnë investime në parqe eolike, impiante diellore dhe rrjete të transmetimit.

Alcazar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Turqi, si dhe në Ballkan, përmes projekteve në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat