Integrimi në BE, Mali i Zi plotëson 64% të detyrimeve - Në qershor Samitit BE – Ballkani Perëndimor mbahet në Podgoricë

Gjatë vitit 2025 janë realizuar 64% e detyrimeve të vendosura për rrugën e anëtarësimit në BE. Këtë deklarim ka bërë Qeveria e Malit të Zi në kuadër të programit të Anëtarësimit 2025–2026, i miratuar në shkurt 2025 ku përfshihen 33 kapituj negociues.
“Pas konsolidimit të detyrimeve që përsëriten në disa kapituj negociues, pa dublimin e akteve, janë identifikuar 354 detyra unike, prej të cilave janë realizuar 225, ose 64%. Këto rezultate tregojnë për një përparim të qëndrueshëm dhe të matshëm në zbatimin e Programit,” thuhet në njoftimin e qeverisë malazeze.
Ndërkohë gjatë takimeve në Davos kryeministri i Malit të Zi ka folur
për ritmin e reformave të Malit të Zi dhe realizimin e masave dhe projekteve nga Plani i Rritjes, si dhe u njoftua vazhdimi i mbylljes së kapitujve negociues javën e ardhshme.
Sipas njoftimit nga Kabineti i Kryeministrit, bëhet fjalë për kapitullin 32 – Mbikëqyrja Financiare, që është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Financave. Kryeministri malazez Spajiq bëri të ditur se ekipet negociuese malazeze po punojnë me përkushtim mbi secilin nga 21 kapitujt e mbetur për mbyllje, dhe në këtë drejtim do të organizohen edhe seanca të jashtëzakonshme të parlamentit.
Një fokus i veçantë, siç u theksua gjatë takimit, është mbi kapitujt 23 dhe 24, ku po punohet vazhdimisht mbi përfundimin e procesit të emërimeve në drejtësi.
Spajiq theksoi se Mali i Zi këtë vit, ndërsa shënon 20 vjetorin e rikthimit të pavarësisë, ka një sërë aktivitetesh ndërkombëtare – kryeson Procesin e Berlinit, Fondin për Ballkanin Perëndimor dhe Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, dhe më 5 qershor do të jetë edhe mikpritës i Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.
Porti i Durrësit, në 2025 u përpunuan 6.3% më shumë mallra - Intensifikim i aktivitetit portual, eksportet dhe importet në rritje
Porti i Durrësit ka përmbyllur vitin 2025 me tregues pozitivë në drejtim të përpunimit të mallrave dhe aktivitetit detar, duke konfirmuar rolin e tij......
Kush përjashtohet nga taksat e mjeteve të përdorura? - Udhëzimi/ Tatimet përgjegjëse për të kaluar 25 % të të ardhurave tek bashkitë
Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse rikuperoi disi gjatë kësaj jave ka regjistruar sërish rënie këtë fundjave duke e mbyllur negativisht këtë periudhë teksa është......
Tensioni gjeopolitik, financat e eurozonës në pasiguri - Raporti i BERS: Bankat, tendencë shtrëngimi të kreditimit
Bankat e eurozonës pritet të hasin vështirësi financimi në treg, veçanërisht me dollarin Amerikan dhe monedha të tjera të huaja, nëse vazhdon pasiguria e......
SHBA-ja paraqet planin e zhvillimit 'Gaza e Re' - Financimet do të detajohen në Uashington në javët e ardhshme
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten planet për një "Gazë të Re" të rindërtuar nga e para për të përfshirë kulla banimi, qendra të dhënash dhe vendpushime......
Merz në Romë, takim me Melonin “me ide të reja” - Boshti italo-gjerman: Të transformojmë Bashkimin Evropian
Një aleancë më e ngushtë midis Italisë e Gjermanisë është në horizont, me ambicien për të ndryshuar Evropën pas dekadash dominimi nga boshti franko-gjerman.......
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Evropën për pronësinë e banesave - ALTAX: Mesatarja e BE-së 68%, Shqipëria dhe Kosova mbi 95%
Shqipëria dhe Kosova renditen në krye të Evropës për nivelin e pronësisë së banesave, duke lënë pas të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të......
Europa po rivlerëson marrëdhënien me SHBA - Kancelari Merz thirrje BE-së: Jo hapa të nxituar
Udhëheqësit e BE-së do të rishqyrtojnë lidhjet e tyre me SHBA në një samit emergjent, pasi kërcënimi i Trump për tarifa dhe veprime ushtarake për të blerë......


