Integrimi dhe mirëqënia - FMN: Anëtarësimi në BE mund të shtojë të ardhurat për frymë brenda një dekade

Anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të rrisë deri në 35% të ardhurat për frymë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi brenda një dekade. Vlerësimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili e sheh integrimin europian si një mundësi të rëndësishme për përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Shqipëria është ndër vendet më të avancuara të rajonit në procesin e negociatave. Sipas FMN-së, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur të 33 kapitujt e negociatave, ndërsa Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 16 prej tyre.
Sipas studimit të FMN-së, ekonomitë e rajonit kanë ende një diferencë të madhe të ardhurash me vendet e BE-së. Nëse gjatë dekadës së fundit do të kishin ndjekur ritmet e rritjes së vendeve që iu bashkuan më herët Unionit, të ardhurat e tyre do të ishin mesatarisht rreth 16% më të larta.
Anëtarësimi në BE mund ta ndryshojë këtë situatë. FMN vlerëson se PBB-ja për frymë mund të rritet me 30 deri në 35% brenda dhjetë vitesh, bazuar në përvojën e zgjerimeve të mëparshme.
Përfitimi kryesor pritet të vijë nga rritja e produktivitetit, e cila mund të përbëjë rreth dy të tretat e rritjes së përgjithshme të të ardhurave. Hyrja në tregun e përbashkët europian do të krijonte gjithashtu më shumë mundësi për tregti, financim, investime dhe transferim teknologjie.
Por FMN thekson se anëtarësimi në vetvete nuk garanton rritje më të shpejtë. Reformat e brendshme, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i administrimit publik do të jenë vendimtare.
Edhe pa anëtarësim, mbyllja e një pjese të diferencës me vendet europiane më performuese përmes reformave mund të rrisë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me rreth 10% në periudhën afatmesme.
Një tjetër faktor janë fondet europiane. BE-ja ka parashikuar 6 miliardë euro për reformat dhe rritjen në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027, ndërsa për Moldavinë janë planifikuar 1.9 miliardë euro për vitet 2025–2027.
Sipas FMN-së, sfida për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit është që këto fonde dhe mundësitë e tregut europian të përkthehen në investime, produktivitet më të lartë, vende pune dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave.
Kina “blindon” rezervat - Pekini regjistron rritjen më të madhe të arit që nga viti 2023
Banka Popullore e Kinës ka vijuar me ritëm të lartë blerjet e arit, duke rritur rezervat për të 20-in muaj radhazi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të......
Kosova, rekord në taksa - 813 mln euro të ardhura tatimore në 8 muaj, 14% më shumë se një vit më parë
Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 813 milionë euro të ardhura tatimore gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......
“Frenojnë” eksportet gjermane - Kina dhe eurozona dobësojnë kërkesën, ndërsa SHBA sjell sinjal pozitiv
Motori i eksportit të Gjermanisë po humbet ritmin. Eksportet gjermane ranë në korrik për herë të parë në pesë muaj, duke shtuar pikëpyetjet mbi forcën e......
Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por pa nënkryetarët nuk konstituohet
Pas më shumë se një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por jo edhe......
Fonde për zhvillim/ UNDP jep 76.3 mln dollarë për Shqipërinë
Rreth 76.3 milionë dollarë parashikohet të jetë kostoja e Programit të ri të UNDP-së për Shqipërinë për periudhën 2027–2031. Dokumenti pesëvjeçar, i miratuar......
Pronat shtetërore/ Rregulla të reja për shitjen, qiranë dhe transferimin
Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për pronat e paluajtshme të shtetit, i cili bashkon rregullat për regjistrimin, inventarizimin, transferimin dhe......
Legalizimet, rregulla të reja - 90 ditë afat për poseduesit, procedura të përshpejtuara dhe zgjidhje për konfliktet
Qeveria propozon ndryshime në ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, ASHK-së......
Gazi fluturon, Europa në alarm - Çmimet arrijnë nivelet më të larta që nga 2023. IEA kërkon rezerva strategjike
Çmimet e gazit natyror në Europë kanë prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, duke kaluar 79 euro për megavat-orë. Rritja vjen në një moment......

