Impiant për hidrogjenin e gjelbër në Serbi - Projekti do të realizohet me mbështetjen financiare të Gjermanisë
Serbia po realizon projektin e parë pilot për hidrogjenin, HyDSerbia, në bashkëpunim me firmën energjetike me bazë në Leipzig, Gjermani. Qeveria gjermane miratoi financimin sipas një udhëzuesi që synon të mbështesë projektet ndërkombëtare të këtij sektori, në përputhje me Strategjinë e saj Kombëtare të Hidrogjenit.
Projekti synon të ndërtojë një impiant pilot për prodhimin e hidrogjenit, si një pararendës i prodhimit industrial në shkallë të gjerë dhe eksportimit të produktit të gjelbër dhe derivateve në lokacione të ndryshme në Republikën e Serbisë Afati kohor është deri në 30 qershor 2026. Ministria federale e Ekonomisë gjermane ka miratuar 3.5 milionë euro për projektin.
Banka Gjermane për Zhvillim KfW shprehu interes për të investuar në projekte inovative të energjisë së rinovueshme në Serbi, duke përfshirë hidrogjenin e gjelbër, në një projekt të mundshëm pilot në bashkëpunim me firmat private. Sipas Bankës, qëllimi është të stimulojë një zinxhir lokal të vlerës së hidrogjenit dhe të mbështesë përpjekjet e Beogradit për dekarbonizimin.
Impianti pilot, i cili përbëhet nga një njësi e energjisë diellore dhe një njësi hidrogjeni, fillimisht do të jetë për prodhim në shkallë të vogël. Do të krijohet një bazë teknike, rregullatore e tregtare, si dhe një rast studimi për një rritje të mëvonshme të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër në të gjithë rajonin.
Gjermania është duke mbështetur projektet e këtij lloji edhe jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Fokusi i udhëzuesit për mbështetjen financiare për projektet ndërkombëtare të hidrogjenit është dhënia e granteve deri në 15 milionë euro për të mbuluar boshllëqet financiare për planet e investimeve.
Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik tha se po përkrah në këtë mënyrë zgjerimin e instalimeve për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër dhe derivateve të tij, si dhe ruajtjen, transportin dhe përdorimin e produktit jashtë BE-së dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).
Sondazh

“Rrjet i ri Bashkëpunimi për Sigurinë Kibernetike” - Tafa: Kemi bërë progres. Jemi gati ta ndajmë eksperiencën tonë me vendet e rajonit
Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë kibernetike është thelbësor për përballimin e sulmeve dhe kërcënimeve të ndryshme kibernetike, por edhe për......

Rrugët, plani i rritjes së BE dhe arsimi - Pr.buxheti 2025, Malaj: Sektorët që do të jenë prioritet për t’u financuar
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe plani i rritjes së Bashkimit Evropian janë prioritetet e financimit në projektbuxhetin e vitit 2025”. Gjatë......

Ekuipazhi i stacionit hapësinor të Kinës kthehet në Tokë pas 6 muajsh në hapësirë!
Tre astronautë kinezë u kthyen në Tokë të hënën pas një qëndrimi gjashtë mujor në stacionin hapësinor Tiangong. Ekuipazhi i Shenzhou-18, duke përfshirë......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të jetë në rënie edhe këtë fillim jave pasi është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Harris-Trump, në garë për presidencën - Politikat e tyre për çështjet kryesore si inflacioni, abortet dhe emigracioni
Votuesit amerikanë do të përballen me dy alternativa të ndryshme për president në ditën e zgjedhjeve, midis zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris dhe......

Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur - Ministria e Bujqësisë: U monitoruan 2304 ferma, karantinohet vatra në fshatin Mëzez
Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,......

Greqia, me uljen më të madhe të taksave në BE - Kryeministri Mitsotakis njofton reduktime të mëtejshme deri në 2027
Greqia pati uljen më të madhe të taksave midis vendeve të BE-së në vitin 2023, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Eurostat, të dhënat tregojnë......

“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive
Dorian Koça/SCAN Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike......