Rajoni Postuar më 18 Shkurt 2025, 10:20

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor

Nga Kristi Ceta

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do

Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i Qeverisjes Digjitale Dimitris Papastergiou e bëri të ditur këtë lajm në Forumin Innovent në Larisa.

“Greqia ka zhvilluar një strategji shumë të rëndësishme me mikrosatelitët që do të lançohen në tremujorin e fundit të 2025, me synimin për të pasur informacion të saktë mbi një sërë situatash”, u shpreh Papastergiou.

Satelitët do të ofrojnë të dhëna të sakta për aplikime të ndryshme, duke përfshirë monitorimin e fatkeqësive natyrore, aktivitetin bujqësor, vlerësimin e cilësisë së ujit, planifikimin e përdorimit të tokës dhe zhvillimin urban. Ministri theksoi se kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës digjitale të Greqisë.

Vendimi përfaqëson një investim të madh në të ardhmen teknologjike, duke synuar të thjeshtojë operacionet dhe të përmirësojë efikasitetin.

Përveç kësaj, satelitët do të ndihmojnë vendin për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive sfidave globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Ministri grek iu referua gjithashtu digjitalizimit të shërbimeve shtetërore dhe zvarritjes së vazhdueshme të proceseve në këtë sektor. Ai theksoi përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë ndryshime inovatore në shërbimet publike, duke përmendur kadastrën kombëtare si një shembull kyç, ku teknologjia ka reduktuar ndjeshëm burokracinë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat