Greqi, ndryshimet klimatike kushtojnë shtrenjtë- PBB vjetore mund të ulet me 16 mld euro, 327,000 vende pune në rrezik
Pavarësisht kostos së madhe potenciale që mund të ketë ndryshimi i klimës, jo vetëm për ekonominë, por edhe për shëndetin, Greqia është deri tani e papërgatitur për t'u përballur me efektet e saj.
Në skenarin ekstrem të klimës, në rast se vendi nuk merr asnjë masë për të trajtuar krizën, të ardhurat e disponueshme mund të ulen me 10%, zakonet e konsumit mund të ndryshojnë, ndërsa PBB-ja mund të ulet deri në 16 miliardë euro në vit. Në të njëjtën kohë, vlerësohet se 327,000 vende pune me kohë të plotë do të shkurtohen.
Këto janë disa nga gjetjet e një studimi nga Fondacioni për Kërkime Ekonomike dhe Industriale (IOBE). Pavarësisht kostove, Fondacioni sheh mundësi të mëdha, veçanërisht në sektorë të tillë si turizmi dhe sipërmarrja. “Mund ta kthesh situatën duke përfituar nga mundësitë, por ka ndërhyrje që nuk duhen vonuar”, shpjegojnë studiuesit.
“Për sa i përket turizmit, ne jemi një vend që vitet e fundit ka zgjeruar dhe thelluar produktin turistik, por, krahasuar me shtetet e tjera, është ende më shumë një produkt veror. Aty vështirësitë janë të mëdha, ashtu si edhe mundësia. Në prodhimin primar, jemi më afër zeros sesa duam në integrimin e teknologjisë”, theksojnë ata.
Greqia renditet e pesta më e ulët midis vendve të BE-së, për sa i përket performancës në sektorin e “eko-inovacionit”, që nënkupton zhvillimin e zgjidhjeve të gjelbra, duke kufizuar ndikimin mjedisor.
“Ekonomia greke prodhon një numër të madh idesh, siç shihen në botimet përkatëse akademike; megjithatë, numri i këtyre ideve që arrijnë shfrytëzimin komercial është i vogël”, theksoi kreu i Njësisë së Ekonomisë Mjedisore. Problemet e përhershme që pengojnë zhvillimin e sipërmarrjes së gjelbër janë burokracia dhe sigurimi i financimit të mjaftueshëm.

A mund t’i përballojë Izraeli disa konflikte njëkohësisht?- Analiza/Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi ekonominë vendase
Lufta është e kushtueshme. Përveç shkatërrimit, tragjedive personale dhe vdekjeve, blerja dhe mobilizimi i pajisjeve kushton shumë para dhe fuqi punëtore.......

SHBA diskuton luftën Izrael-Iran me partnerët/ Aleatët theksojnë nevojën për zgjidhje diplomatike
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy dhe zhvilloi telefonata të ndara me homologët e tij......

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Qeveria vendos Ministrinë e Financave si aksionar të parë
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së enjteje ka miratuar vendimin për caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në......

Konflikti në Lindjen e Mesme “ndan” Evropën - Vendet nuk bien dakord mbi të drejtën e Izraelit për të sulmuar Iranin
Përplasjet brenda Bashkimit Evropian në lidhje me sulmin e Izraelit ndaj Iranit pritet të dalin në pah gjatë takimit të ambasadorëve në Bruksel, duke penguar......

Fed mban normat e interesit të pandryshuara - Por, Trump kërkon uljen e tyre për të lehtësuar shpenzimet e qeverisë
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa pret informacion të mëtejshëm mbi ndikimin e......

Sa investojnë shqiptarët në bono dhe obligacione? - AMF: Numri i anëtarëve në fondet private arriti mbi 40 mijë në tremujorin e parë
Jo vetëm në depozita dhe pasuri të paluajtshme, por edhe në tituj qeveritarë. Shqiptarët po diversifikojnë mënyrat e investimit të parave të tyre. Të dhënat......

Ministeriali i Taorminës në Itali/ Hasani: “Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen”!
Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit europian, ku u hodhën......

600 euro në muaj për të porsalindurit deri në moshën 5 vjeç - Strategjia e Sardenjës për të luftuar shpopullimin
Familjet që jetojnë në komuna të vogla në Sardenjë do të marrin një kontribut mujor në vitin 2025 për çdo të porsalindur, të adoptuar ose të strehuar. Këtë e......