Rajoni Postuar më 28 Korrik 2025, 17:33

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm - Shoqata Greke e Hoteleve: Mungojnë mbi 60,000 punëtorë në sezon

Nga SCAN TV

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë

Në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishujt e populluar me turistë, shihen tabelat që shkruajnë: "Kërkohet Staf".

Hotelierët në të gjithë vendin janë në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Drejtues të Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit thonë se "Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri."

Sipas tyre një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj. Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria.  Gjatë programeve të "rimëkëmbjes financiare" (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë. DW

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat