Rajoni Postuar më 25 Nëntor 2024, 18:16

Diskutohej buxheti, rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë/ Vuçiç: Dhunës do ti përgjigjemi me më shumë punë në të ardhmen

Nga SCAN TV

Diskutohej buxheti, rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë/

Në seancën e Kuvendit të Serbisë më 25 nëntor, pati përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe atyre të opozitës. Përveç deputetëve, në incident u përfshinë edhe ministra të Qeverisë. Deputetët opozitarë më herët kishin kërkuar që Kuvendi, në të cilin po diskutohej për buxhetin, të votojë për mosbesimin e Qeverisë pas aksidentit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Megjithatë, pushteti e refuzoi atë propozim.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, pas incidenteve e akuzoi opozitën për "përpjekje për uzurpim të dhunshëm të pushtetit". Ajo akuzoi deputetët opozitarë se, pas ndërprerjes së seancës, "shkulën mikrofonat" dhe "thyen ekranin" për të "penguar" vazhdimin e saj.

Bërnabiq doli para gazetarëve e shoqëruar nga deputetët e shumicës qeveritare, ndërsa rreth saj dhe mediave qëndronte sigurimi i Kuvendit. Pas sigurimit ndodheshin deputetët e opozitës.

Deputeti i opozitës i Frontit të Gjelbër e të majtë, Radomir Llazoviç, deklaroi për mediat se incidentet nisën pasi ai tentoi të ngjiste një ngjitëse me mesazhin "Duart tuaja janë të përgjakura" pranë vendeve të ministrave në sallën e Kuvendit.

Lidhur me incidentet që ndodhën në Kuvend, reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. "Pavarësisht faktit që jam i shqetësuar për sjelljen e egër të një pjese të deputetëve në Kuvendin Popullor, për dhunën e përditshme që ata ushtrojnë në mbarë vendin tonë, dua t’i qetësoj qytetarët dhe t’u them se ndaj sjelljes së tyre të pahijshme, mungesës së edukatës dhe arrogancës, do të përgjigjemi edhe me më shumë punë në të ardhmen", tha Vuçiç në një video të postuar në Instagram.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat