Rajoni Postuar më 14 Nëntor 2024, 14:20

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë të ardhurat minimale në 614 euro

Nga Kristi Ceta

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë

Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 613,6 euro që nga janari 2025, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e konsumit. Ky vendim përfshin gjithashtu ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, që do të lehtësojnë ngarkesën fiskale për punonjësit me paga të ulëta.

Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha se planifikon të rrisë pagën minimale neto në 1200 marka, apo 613,6 euro duke nisur nga 1 janari 2025. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga minimumi aktual, rreth 316 euro.

Qeveria ka theksuar përpjekjet për të ulur varfërinë dhe për të rritur fuqinë blerëse të punëtorëve, veçanërisht në një periudhë kur kostoja e jetesës ka goditur në shumë sektorë të ekonomisë.

Parlamenti pritet të miratojë vendimin pas miratimit të amendamenteve të propozuara rishtazi në ligjin e tatimit mbi të ardhurat e njësisë, njoftoi Ministria e Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë e Federatës, në një deklaratë për shtyp.

Në përpjekje për të lehtësuar ndikimin financiar, qeveria e Federatës ka propozuar disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku parashikohet që kompensimi deri në 102 euro në muaj për punonjësit të përjashtohet nga taksat. Kjo synon të mbështesë punonjësit me paga më të ulëta, duke lehtësuar ngarkesën fiskale dhe duke përmirësuar standardet e jetesës për shtresat më të ndjeshme tw popullsisw.

Ekspertët ekonomikë shpresojnë se ky hap do të sjellë një rritje të qëndrueshme të konsumit dhe do të nxisë investimet në sektorët që varen nga fuqia punëtore, duke kontribuuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit.

Në fillim të vitit 2024, Bosnja rriti pagën e fundit neto në 316 euro, nga 304 euro që ishte më përpara.

Federata është një nga dy entitetet autonome që formojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Subjekti tjetër është Republika Srpska.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat