Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut në 2025 kapërcen mbi 10 miliardë euro, 59.6% e GDP

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor 2025, arriti 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrën e ka njoftuar ministrja maqedone e financave Gordana Dimitrieska Koçoska, që tha se “kjo shumë e borxhit publik është një tregues i qartë dhe i fortë për përpjekjet drejt financave publike të qëndrueshme dhe konsolidimit fiskal, dhe njëkohësisht do të thotë edhe respektim i kritereve të Maastrichtit, sipas të cilave borxhi publik duhet të jetë nën 60 për qind të PBB-së. “Duhet të jem e sinqertë dhe të them se sipas parashikimeve tona, në përputhje me Strategjinë për Menaxhimin e Borxhit Publik, edhe pse Ministria e Financave ka punuar shumë, ishte parashikuar që borxhi të lëvizte pak mbi 60 për qind. Por, edhe njëherë mund të tregojmë dhe dëshmojmë se me punë të përkushtuar, planifikim të kujdesshëm dhe kontroll të rreptë të çdo shpenzimi, duke u kujdesur për çdo shpenzim jo vetëm të qeverisë qendrore, por edhe për mënyrën se si shpenzohen kreditet që tërhiqen nga ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionere, mund të arrijmë rezultate edhe më shpejt se sa kemi pritur”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.
Ministrja e Financave sqaroi se niveli më i ulët i borxhit publik krahasuar me pritshmëritë i atribuohet kryesisht shpenzimit të kujdesshëm në kuadër të buxhetit qendror, por edhe tërheqjes së kontrolluar dhe me faza të mjeteve kreditore nga ndërmarrjet publike.
Në këtë proces, ajo theksoi se një rol të rëndësishëm luajnë Sektori i Buxheteve në Ministrinë e Financave, i cili ndjek në mënyrë të vazhdueshme gjendjet dhe raportet financiare të këtyre shoqërive, si dhe Sektori për Financat Ndërkombëtare, përmes të cilit realizohet tërheqja e mjeteve.
E pyetur për pritshmëritë për lëvizjen e borxhit publik deri në fund të vitit, ministrja tha se nuk pret që të tejkalohet 60 për qind, por shtoi se do të shihet si do të rrjedhë viti, i cili në masë të madhe varet nga realizimi i të ardhurave.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik i jashtëm arrin në 4,493,9 milionë euro, ndërsa borxhi publik i brendshëm është 4,570,2 milionë euro. Borxhi shtetëror deri në fund të vitit 2025 arrin në 538,253,1 milionë euro, përkatësisht 51,8 për qind të PBB-së, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm.
“Nuk do t’ju zhgënjejë kurrë”, Presidenti Trump përzgjedh Kevin Warsh për në krye të FED
Presidenti Donald Trump ka përzgjedhur këtë të premte, ish guvernatorin e FED Kevin Warsh për të drejtuar Rezervën Federale, bankën qendrore të SHBA-së, si......
Luhatje e përgjithshme, çmimet e arit dhe argjendit shënuan rënie të fortë
Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën......
Tregu i sigurimeve në zgjerim, rritja e përgjithshme në vitin 2025 ishte mbi 10 për qind
Në vitin 2025 tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar me më shumë se 10 për qind. Kjo del nga statistikat e publikuara sot nga Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Ministri Salla në Divjakë: Pas kërkesave, plani i mbështetjes për fermerët po rishikohet
Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri......
Punësimi i të huajve, AKPA: Ja si duhet të veprojnë kompanitë për të marrë miratimin
Agjencia Kombëatre e Punësimit dhe aftësive për tu ardhur në ndihmë të gjithë kompanive shqiptare që kanë interes për të punësuar të huaj, ka publikuar......
Prodhimet ushtarake në Kosovë, dy kompani, një dron dhe shumë dyshime
Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani - “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” - se droni kamikaz “Skifteri K1” është prodhim i tyre, u shoqëruan me......
Mbajtja e reserves valutore, a është ari gjerman ende i sigurt në SHBA?
Në kohë krize, shumë investojnë në ar. Si bankat qendrore ashtu edhe qeveritë mbajnë ar si rezerva. Gjermania, për shembull, ka rezervat e dyta më të mëdha......
Luhatjet e tregut të valutave, a është dollari i dobët rrezik për Europën?
Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha......


